Highlight Receta

Brusketa ‘vegjetariane’ me perime të freskëta

brusketa

E shijshme, jo çdo herë do të thotë e pashëndetshme.

Unik Portal ju sjellë një recetë të lehtë vegjetariane me perime të freskëta.

Përbërësit:

Bukë baguette;
4 domate të mesme;
1 spec i gjelbër;
6 rrepka;
3 thelpinj hudhre;
1 qepë e kuqe;
Majdanoz;
3 lugë gjelle vaj ulliri;
2 lugë gjelle uthull balsamike;
Djathë Parmesan;
Kripë dhe piper sipas shijes;

Mënyra e përgatitjes;

1. Përzieni 2 lugë vaj ulliri me një thelpinj hudhre të copëtuar ose të shtypur. Pritini një baguette në gjysmë, dhe pastaj preni atë gjatësi prej dy pjesë.

  1. Shtrijeni gjalpin e hudhrave (që e krijuat më parë me vaj ulliri) në çdo fetë të baguette dhe pastaj vendosni ato në një letër pjekjeje dhe pjekni për 10 minuta në një furrë të nxehur në 180 ° C.
  2. Ndërsa feta baguette janë në pjekje, merrni një tas sallate dhe shtoni domate të copëtuar, specat, rrepkat, qepët dhe majdanoz. Shtypni pjesën tjetër të thelpinjve të hudhrave dhe shtoni ato në perimet e tjera, pastaj kripë, piper, dhe përfundojeni me vaj ulliri dhe uthull balsamike.

Sapo buka baguette të jetë gati, hiqni atë nga furra, vendosni perimet në krye dhe dekorojini me djathë parmesan.