Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Bill Gates, njeriu që ndërtoj pasurinë e tij nga zeroja

Bill Gates

Ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Bill Gates hyn tek të dytët.

Bill Gates është  një ndër më të pasurit në botë, por ai nuk e fitoi pasurinë e tij përmes suksesit të vazhdueshëm. Gates u fut në skenën e ndërmarrësisë me një kompani të quajtur Traf-O-Data, e cila synonte përpunimin dhe analizimin e të dhënave nga regjistruesit rrugor.

Ai u mundua ta shiste idenë e tij përkrah me bashkëpunëtorin e tij në biznes Paul Allen, por prodhimi i nxjerrë mezi punonte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Sidoqoftë, Gates nuk ngeli pa gjurmuar mundësi të reja për shkak të këtij dështimi, kështu pak vite më vonë ai krijoi prodhimin e parë të Microsoft, së bashku me një shteg më të sigurt drejt suksesit.

Gates filloi të programonte kompjuterë kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin.

Nën drejtimin e Gates, misioni i Microsoft-it ka qenë që vazhdimisht të avancojë dhe te përmirësoj teknologjinë e softuer-it edhe ta bëj më të lehtë, të lirë dhe të kënaqshme përdorimin e kompjuterëve nga njerëzit. Kompania investon rreth 6 milion dollar Amerikan në vit për kërkim edhe rindërtim.

Në 1999 Gates shkruajti librin  “Business @ the Speed of Thought”, që tregon si teknologjia e kompjuterëve mund të zgjidhë probleme biznesi në mënyra të rreja. Libri ishte publikuar në 25 gjuhë edhe shitet në më shumë se 60 shtete te botës edhe ka qenë libri më i shitur (best seller) në Nju Jork për 7 javë me radhë. Gates ka dhuruar fitimet nga shitja e librave të tij në organizata jo fitim prurës që përdorin teknologjinë për edukim.

Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore.

Në një fjalim  të mbajtur në një shkollë të mesme për 11 Leksionet e Jetës që nxënësit nuk i mësojnë dot në bankat ku ndjekin mësimet, ai tregoi për mënyrën e të ndjerit mirë, se edhe politikisht është në rregull duke i edukuar gjeneratat e brezave të rinj si të njohin realitetin, sepse duke patur një qasje reale, ata nuk dështojnë kur përballen me jetën reale.

Sipas tij gjëja e parë që duhet të dijnë ata është se

“Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të”

“Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten”.

Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, posa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në veturën tuaj. Ju do ti  fitoni vetëm me shumë mund të dyja”.

“Suksesi është një mësues i mbushur me vese. Josh njerëzit e zgjuar të mendojmë se ata nuk humbin kurrë”.

 Zakonisht njerëzit i dinë vetëm dy gjëra rreth Bill Gates, që është më i pasuri në botë dhe që është pronar i kompanisë Microsoft.

Por ekzistojnë edhe plotë gjëra të tjera që ju nuk i dini rreth Bill Gates.

Programi i parë që është krijuar nga Bill  ishte një version i lojës tik-tak-toe

Ai ishte vetëm një adoleshent kur në liqenin afër shkollës së tij e kishte koduar programin e tij të parë kompjuterik, i cili ishte një version i lojës tik-tak-toe, ku mund të luaje kundër kompjuterit.

Bill ishte futur  në një klasë vetëm me vajza

Pasi shkolla e kishte kuptuar se çfarë talenti ka Gates, stafi i shkollës e kishte lejuar atë të programonte klasat e nxënësve, ku ai qëllimisht e kishte futur veten në një klasë me shumicë vajzash të bukura.

Gates ishte arrestuar njëherë në New Mexico, në vitin 1977, për arsye se kishte drejtuar makinën pa licencë dhe ishte futur me të kuqe.

Ai fëmijëve të tij do u trashëgojë vetëm nga 10 milionë dollarë

Pavarësisht pasurisë së tij të madhe që posedon prej 87.1 miliardë dollarëve, ai thotë se pas vdekjes, fëmijëve të tij do ua lërë vetëm 10 milionë secilit.

Gates nuk flet asnjë gjë të huaj, dhe thotë se ky është pendimi i tij më i madh në jetë.