Highlight Shëndeti

Besojeni ose jo. Shkencëtarët e kanë zbuluar metodën për të rritur imunitetin në vetëm 3 ditë!

A keni provuar shumë receta për ta rritur sistemin imunitar? Edhe ju tashmë jeni bindur që kur imuniteti është i dobët sëmundjet shfaqen më lehtë.

Por, çfarë mund të bëni për të ngritur imunitetin tuaj me qëllim që të mos sëmureni dhe te jeni më të mbrojtur?

Trupi ynë përballet çdo ditë me sulme nga bakteret, viruset dhe mikrobet të tjera që hyjnë në sistemin tonë, kështu që është shumë e rëndësishme të jesh i shëndetshëm.

Stresi, për shembull, është një nga shkaqet më të mëdha të mosbalancimit në trupin tonë.

Ju duhet të provoni të kontrolloni stresin, por ka edhe një mënyrë tjetër që bën mrekulli në sistemin tuaj imunitar, por edhe në tërë trupin tuaj.

Shkencëtarët thonë se është agjërimi.

Ka kaq shumë studime të orientuara kohët e fundit nga benefitet e agjërimit, dhe tani ky studim e vulosë këtë gjë.

Sipas studimi për të arritur këtë efekt, ju duhet të agjëroni prej 2 deri në 4 ditë, me një maksimum prej 200 kalorive të konsumuara gjatë ditës, çdo gjashtë muaj.
Agjërimi bën që qelizat tona burimore të zgjohen dhe rigjenerohen.

Përveç kësaj, qelizat e dëmtuara  shkatërrohen, duke favorizuar shfaqjen e qelizave të reja. Kjo do të thotë që sistemi juaj imunologjik rinovohet tërësisht.