Highlight Storie Inspirimi

Beso ose jo, ti i zgjedhë mendimet tua!

mendimet

Ne zakonisht mund të zgjedhim mendimin shumë herë dhe kjo nuk duket se ne e kemi zgjedhur atë.

Por, ne e kemi bërë zgjedhjen origjinale. Ne mund të refuzojmë të mendojmë gjëra të caktuara.

Kujtohu sa herë ke refuzuar të mendosh një gjë pozitive për veten tënde.

Por, ti gjithashtu, refuzon të kesh një mendim negative për vetën tënde.

Kam ndjenjën se, në një mënyrë ose tjetër, çdo njëri në këtë planet të cilin e njoh ose me të cilin kam punuar vuan nga vetë-urrejtja dhe fajësia.

Sa më pak që kemi vetë-urrejtje dhe ndjesi faji aq më mirë jeta funksionon në të gjitha nivelet.

Ajo çfarë njerëzit më së shumti i shqetëson lidhet me atë nëse janë të mirë mjaftueshëm dhe shumica prej tyre e konsiderojnë vetën “jo të mirë sa duhet”.

Shpesh disa ia shtojnë vetën edhe disa pavendosmëri tjera; “Unë nuk po bëj sa duhet”, “Nuk e meritoj”. A të duket sikur po e dëgjon vetën?

Nëse ky besim është aq i fortë tek ti, si është e mundur që ti ke krijuar një jetë të dashur, të kënaqshme, të përparuar dhe të shëndetshme?

Disi nënvetëdija jote gjithmonë ishte kontradiktore.

Disi, asnjëherë nuk i ke vënë gjërat në rregull, sepse çdoherë, diku, diçka ka shkuar gabim.

Fyerja, kritika, faji dhe frika shkaktojnë më shumë probleme se çdo gjë  tjetër ndjenja vijnë duke fajësuar të tjerët dhe duke mos marrë përgjegjësi për përvojat tona.

Mos harro, çfarëdo që ndodhë jashtë është vetëm pasqyrim i mendimeve tona të brendshme.