Highlight Të tjera

Beso në Vete Seminar Motivues Prishtinë 24 Shkurt 2018

Çfarë e bën një njeri të suksesshëm?
Talenti i veçantë?
Diplomat?
Familja?
Paratë?
Shumë nga njerëzit dyshojnë se kanë gjithçka që u nevojitet!
Por para se të hiqni dorë nga ëndrrat merrni pjesë në këtë seminar.
Pse disa njerëz fitojnë e të tjerët humbasin?

Pse disa kanë sukses në biznes dhe bëjnë shumë para përderisa të tjerët vuajnë financiarisht?

Pse disa njerëz në biznes duan atë që bëjnë e të tjerët, nuk janë të lumtur?

Pse disa janë krenarë dhe ndjejnë se bëjnë diçka të rëndësishme, bëjnë diçka me jetën e tyre?

E shumë të tjerë mendojnë se biznesi i tyre është shumë i vështirë, i hidhur dhe ndjejnë shumë zhgënjime?

Unë kalova pjesën më të madhe të jetës sime që të zbuloj çfarë bëjnë këto 2% e njerëzve të suksesshëm, çfarë ky 2% bën që janë fitimtar në e gjithë botën, duke marrë pjesë në seminare, konferenca dhe trajnime të ndryshme në SHBA dhe Europë. Që edhe unë të aplikoj këtë në jetën time dhe të më ndihmojë të jem e suksesshme…
Dhe këtë me shumë shembuj nga përvoja ime do ta ndaj me ju në seminar!

 

Ju fitoni me zemër jo me kokë
Ju fitoni me emocion jo me logjik
Më e rëndësishmja në fitore është

FUQIA E TË BESUARIT NË VETE
FUQIA E TË BESUARIT SE JU MUND TË FITONI
FUQIA E TË BESUARIT SE GJËRA TË MIRA MUND TË JU NDODHIN JUVE
FUQIA E TË BESUARIT SE JU JENI SPECIAL

Unë besoj se ju mund të tejkaloni çdo vështirësi në biznes!
Mund të tejkaloni problemet financiare!
Ju mund të tejkaloni problemet shëndetësore!
Ju mund të tejkaloni problemet në biznes në shitje!
dhe të jeni e gjitha që doni të jeni në jetë.
Por ju nuk mundeni asnjëherë
te tejkaloni problemin e sjelljes apo qëndrimit
në momentin që ju hiqni dorë nga vetja,
ju jeni i vdekur!
Shihemi ne suksese

Mimoza Thaqi