Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Besimi sipas Napoleon Hill

Napoleon Hill

Gjatë gjithë kohës predikuesit fetarë kanë këshilluar njerëzimin të kenë besim për këtë gjë ose atë gjë dhe në dogma ose parime të tjera,por nuk kanë mundur t’u tregojnë njerëzve si të kenë besim, pra kanë dështuar në këtë. Kështu vlerëson autori i librit “Mendo dhe behu i pasur”, Napoleon Hill.

Ai thotë se besimi është një gjendje e mendjes dhe se nga besimi mund të nxirret vetsugjerimi.
Gjithmonë duhet ta keni parasysh se besimi është “eliksiri i përjetshëm”, i cili u jep jetë, fuqi dhe veprim impulseve të mendimit!

Për Napoleon Hill, besimi është fillimi i grumbullimit të pasurive, është baza e të gjitha mrekullive dhe mistereve që nuk mund të analizohen nëpërmjet rregullave të shkencës.
Besimi është i vetmi mjekim i dështimit, është elementi, kimia e të cilit kur bashkohet me lutjet, jep një komunikim të drejtpërdrejtë me ineligjencën e pafundme.
Besimi është elementi që i shndërron vibrimin normal të mendimit, të krijuar nga mendja e kufizuar e njeriut, në një ekuivalente shpirtërore, është i vetmi ndërmjetës nëpërmjet të cilit forcat kozmike të inteligjencës së pafundme mund të shfrytëzohen e të përdoren nga njeriu. Prova është e thjeshte dhe lehtësisht e vërtetueshme.

Ajo mbështetet në parimet e vetsugjerimit. Pra, le ta përqendrojmë vëmendjen tonë mbi çështjen e vetsugjerimit, të zbulojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është në gjendje të arrijë. Është fakt I njohur se çdokush përfundon në faktin që beson çfarëdo që i përsëritë vetes, qoftë deklarim ky i vërtet ose i gabuar. Nëse një njeri përsërit një gënjeshtër pa pushim, përfundimisht ai do ta pranojë gënjeshtrën për të vërtetë.
Çdo njëri është ai që për shkak të mendimeve mbizotëruese që ai lejon t’ia pushtojë mendjen. Mendimet që njeriu ngulit vullnetarisht në mendjen e tij, që i mbështet me pëlqimin e tij dhe me të ciklat bashkon të gjitha ose shumicë e emocioneve, përbëjnë forcat motivuese që drejtojnë dhe motivojnë çdo çast, veprim dhe përpjekje.