Highlight Storie Inspirimi

Bëni një listë të jetës tuaj

Bëni një listë të jetës tuaj

Mos hezitoni kurrë që të uleni vetëm dhe të bëni lista. Sa më shumë t’i shkruani gjërat, aq më shumë mund të diktoni të ardhmen tuaj.

Ka një mit të gabuar se listat i bëjnë gjërat të parëndësishme. Por listat bëjnë të kundërtën, ato i bëjnë gjërat realitet.

Bëni një listë të gjërave pozitive për vetën tuaj veçoni dhe arritje qe ju bëjnë të lumtur në jetë. Listën mbajeni në çantën tuaj dhe lexoni atë sa herë ndiheni të pamotivuar.

Duke parë gjithë ato gjëra të shkruara dhe duke i lexuar një nga një, mund ta ndryshoni gjithë qëndrimin tuaj, nga të qenit i dekurajuar në të ndjerit pozitiv për vetën.

Të shkruan lista synimesh dhe objektiva  është gjithashtu një vetë motivim i fuqishëm.

Të shkoni në një takim të përgatitur mendërisht për atë që doni të arrini është një mënyrë, por nëse i keni të shkruara do të  ndiheni shumë  më të fuqishëm

Kur shkruan diçka  do të ndiheni shumë të fuqishëm.

Kur shkruani diçka ka një gjë që e bën më të vërtetë për anën e djathtë të trurit tuaj.

Filloni të bëni të gjithë gjërat që doni të bëni përpara se të vidsni.

Mbajeni listën në një vend të përshtatshëm, ku mund ta shikoni dhe të shtoni gjëra.

Më pas listoni  njerëzit në jetën tuaj, me të cilët doni të qëndorni afër dhe të keni lidhje.

Miqësia është kaq e çmuar në jetë, kështu që përse ta lini në haresë?

Duket diçka qesharake të bëni një listë  të miqve, tuaj, por do të habiteni se kush ju kujton se kush është i rëndësishëm dhe ju motivon që t’i mbani lidhjet.

Ajo çfarë ju motivon më shumë në jetë duhet të jetë në të shkruarin tuaj.

Njerëzit shpeshherë kërkojnë motivimin në atë që kanë shkruar për të tjerët. Nëse bëheni një listues i mirë, do të mësoni si ta motivoni veten prej asaj që keni shkruar.