Storie Inspirimi

Belize, frymëzimi i mendjes njerëzore për të tërhequr burime

Belize

Historia e vërtetë e një ekipi të një kompanie nafte nga Belizeja është një shembull frymëzues i fuqisë së mendjes njerëzore për të tërhequr burime. Drejtuesit e Belize Natural Energy Limited ishin trajnuar nga një figurë e shquar si Dr. Tony Quinn, ekspert në trajnimin e fiziologjisë humaniste. Falë trajnimit të dr. Quinn-it mbi fuqinë e mendjës , drejtuesit ishin të bindur se do të konkretizohej imazhi i tyre mendor për Belizenë si një vend i suksesshëm prodhues nafte. Ata ndërmorën një hap të guximshëm duke bërë shpime për naftë në Spanish Lookout dhe brenda një viti ëndrra dhe vizioni I tyre u bënë realitet. Belize Natural Energy Limited zbuloi naftë të një cilësie shumë të lartë e në sasi të mëdha në një vend ku pesëdhjetë kompani të tjera nuk kishin gjetur asgjë.

Belizeja është bërë vend prodhues nafte sepse një grup i jashtëzakonshëm njerëzish kanë besuar në fuqinë e pafundme të mendjes së tyre.

Pra, asgjë nuk është e fundme- as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm në mendjen njerëzore. Kur ia hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim  e përjetojmë një botë krejtësisht të re.

Në të gjithë jemi në këtë planet të shkëlqyer, të pajisur me një fuqi të mrekullueshme për të krijuar jetën tonë. Nuk ka kufi për ato që mund të krijojmë për vetën, sepse aftësia jonë për të menduar është e pafundme. Por ne nuk mund të krijojmë jetën e të tjerëve dhe as të përpiqemi që t’u imponohemi atyre, sepse kështu vetëm do të tërheqim forca të ngjashme rreth vetës. Lëni të tjerët të krijojnë jetën që duan…