Highlight Yoga

Bëhu “shpirt falendërues” me Yoga

Yoga

Praktikimi i mirënjohjes është ndër elementet kryesore për arritjen e pozitivitetit. Mirënjohja është më shumë se një ndjenjë, është një veprim. Dhjetra studime kanë treguar se mirënjohja është e mirë për ju. Ajo ndryshon perspektivën tuaj pothuajse menjëherë, dhe shpërblimet vazhdojnë të rriten sa më shumë që praktikoni. Mirënjohja ju ndihmon të ndjeheni më pozitiv, rrit marrëdhëniet tuaja me të tjerët, inkurajon dhembshurinë dhe rritë ndjenjat e lumturisë.

Mirënjohja është një nga vibracionet më të larta të zemrave tona. Sa më shumë t’i hapim zemrat tona për mirënjohje, aq më shumë duhet të jemi mirënjohës. Të gjithë ne jemi aq të bekuar. Ka shumë mënyra që mund të na ndihmojnë për të hapur zemrat tona dhe për të lenë energjinë e mirënjohjes të depërtoj thellë Brenda nesh.

Të hysh në energjinë tënde të zemrës dhe të përqendrohesh në të gjitha që duhet të jesh mirënjohës, mund të krijosh një mendim të drejtë për një jetë të qetë dhe të lumtur.

Ju mund të mos e keni menduar por duke praktikuar Yoga ju do të filloni të kultivoni thellë në vete ndjenjën e mirënjohjes dhe rëndësinë e fjalës “Faleminderit”.

Pozita “Piramidë” në Yoga liron tensionin dhe shton fleksibilitetin në jetën tuaj. Ktheje këmbën tënde të djathtë pak nga jashtë. Lëvizni këmbën tuaj të majtë përpara, duke krijuar një qëndrim të gjerë, por të rehatshëm. Duart mbani mbrapa shpine dhe kokën në pozicionin e lutjes. Tani merr frymë thellë.

Kjo pozitë është një mënyrë e shkëlqyer për ta lënë veten të ndjeheni të lirë.

Uluni dhe këmbën e majtë bëni gju si në fotografi, ndërsa të djathtën shtrijeni sa më shumë mbrapa. Tani drejtoni sa më shumë shpinën tuaj dhe ngriti duart lartë në pozicion të drejtë më këmbën tuaj të djathtë.

 

Për një ndjenjë gëzimi dhe zgjerimi, dhe për të ndjerë energjinë që merrni dhe lironi praktikoni Yoga në këtë pozicion si në fotografi.  Lironi trupin tuaj, qëndroni drejt dhe ngriti duart tuaja lartë, në pozicionin e lutjes. Merrni frymë thellë dhe mbajeni aq sa mundeni dhe pastaj lirojeni ngadalë dhe qetësisht.

Këto janë vetëm disa pozicione të Yoga-s që do t’ju bëjnë ta kultivoni natyrshëm mirënjohjen dhe falënderimin për çdo gjë që keni në jetën tuaj, familjen, punën, miqtë e shumë çka tjetër.