Highlight Të tjera

Bëhu optimist!

optimist

Janë shtatë këshilla praktike që duhen ndjekur për ta ndryshuar qëndrimin tuaj mendor nga pesimizmi në optimizëm, për të liruar mendimet kreative, të freskëta dhe nga rruga e gabuar të niseni  në rrugën e vërtetë.

Gjatë njëzet e katër orëve të ardhshme me qëllim flisni me optimizëm për çdo gjë- për punën tuaj, për shëndetin tuaj, për atë që ju pret. Për ndryshimin flisni vetëm kështu. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse, mbase, tashmë u ka kaluar në shprehi të flisni me pesimizëm. Këtë shprehi të keqe duhet ta largoni, edhe nëse nga ju kjo do të kërkonte fuqinë e madhe të vullnetit.

-Dhe prapë, pastaj, vazhdoni   kështu gjatë tërë javës, e pastaj ju lejohet të jeni “real” një ditë, dy. Do ta kuptoni së shpejti se ajo që e keni quajtur para një muaji “reale”, në të vërtetë është pesimizëm, ndërsa atë që tash e nënkuptoni me “reale: është diçka krejt tjetër, ju, në të vërtetë, keni filluar të fitoni pikëpamje optimiste për botën. Shumë  njerëz, kur thonë se janë “real”, e mashtrojnë  vetën, ata thjeshtë janë pesimistë.

– Mendjen tuaj duhet ta ushqeni mu sikurse e ushqeni trupin tuaj, për të qenë ai shëndoshë duhet ta ushqeni me mendime cilësore, të shëndosha. Prandaj që nga sot filloni ta drejtoni mendjen tuaj nga mënyra e të menduarit negative në të menduar pozitiv.

-Bëjeni listën e miqve tuaj, në mënyrë që të vërtetoni se cili prej tyre është optimisti më I madh dhe atëherë, me qëllim shoqërohuni më tepër me të. Mos i braktisni as miqtë tuaj në këtë mënyrë, por afrojuni atyre që kanë pikëpamje optimiste, të paktën për një kohë të caktuar, derisa optimizmi I tyre të kalojë edhe te ju. Pas kësaj mund të kaloni në mesin e miqve tuaj pesimistë dhe të paraqitni mënyrën tuaj të fituar rishtazi të optimizmit, por kujdes të mos bini nën ndikimin e tyre.

-Shmanguni diskutimeve, e sa herë që dikush të paraqesë ndonjë qëndrim negative, kundërvihuni me mendime pozitive dhe optimiste.

-Lutuni shumë, e lutjet tuaja gjithnjë le të shprehin falënderim, sepse nënkuptohet se Zoti ju jep shumë gjëra të rëndësishme dhe të çuditshme,dijeni nëse besoni se ai ka ekzistuar, atëherë ende ekziston. Zoti nuk do t’ju japë asgjë më tepër  sa sa mund të besoni. Ai dëshiron  t’ju japë shumë, por nuk mund t’ju detyrojë të pranoni më tepër sesa që besimi juaj ju lejon.

Mos harroni asnjë sekond se fshehtësia e jetesës më të mirë dhe më të suksesshme qëndron në domosdonë e largimit të mendimeve të vjetra, të vdekura, të sëmura. Zëvendësojeni me mendime të reja, me mendime të gjalla, të cilat do t’i përshkojë besimi të Zoti. Mund të jeni të sigurt, mbushja me mendime të reja do t’ju rilindë edhe ju edhe jetën tuaj.