Highlight Të tjera

Asgjë nuk eksiston jashtë të sotmes

ekziston

A nuk janë e kaluara dhe e ardhmja të vërteta, më tepër se e sotmja?

E kaluara tregon atë që jemi, si edhe atë që si e percejtojmë dhe sillemi në të sotmen.

Dhe qëllimet tona të së ardhmes vendosin  veprimet që do të ndjekin në të sotmen.

Është  e vështirë për ta kuptuar thelbin e saj që po e sqarojmë  pasi gjithmonë përndiqemi ta kuptojmë me anë të mendjes. Mendja nuk mund ta kuptojë. Vetëm ti mundesh. Vetëm, dëgjo.

A ke përjetuar, bërë, menduar apo ndier diçka jashtë të tashmes?

A mendon se do të ndodhë  ndonjëherë? A është e mundur që diçka të jetë jashtë të sotmës?

Përgjigja është e kuptueshme, apo jo ?

Asgjë nuk ka ndodhur në të kaluarën,ka ndodhur në të sotmen.

Asgjë nuk do të ndodhë në të ardhmen, do të ndodhë në të sotmen.

Ajo që e mendon si të kaluar, është si një gjurmë e kujdesës së kaluarës, që ka ngelur në mendje. Kur ti kujton të kaluarën, ti e aktivizton gjurmën e kujtesës dhe e bë në momentin e sotëm. E ardhmja është një e sotme e imagjinuar, një projektim i mendjes. Kur e ardhmja vjen, vjen si e sotme. Kur ti mendon rreth së ardhmës, ti e bën tani. E kaluara dhe e ardhmja natyrisht nuk janë relative. Ashtu si hëna nuk ka një dritë të veten, por vetëm mund të reflektojë dritën e diellit, ashtu e kaluara dhe e ardhshmja janë vetën reflektime të dobëta të dritës, fuqisë dhe realitetit të një të sotmeje të përhershme. Realitet i tyre merret “borxh” nga e sotmja.

Thelbi i saj që shpjegohet nuk mund të kuptohet me mendje. Kur e kupton këtë ndodhë një boshllëk në vetëdijen nga mendja te të qenët, nga koha te prania. Papriturazi çdo gjë ngjallet, fal energji.