Highlight Natyrë & Turizëm

Arashiyama, vendi i mbushur me tempuj

Arashiyama

Arashiyama  është i mbushur me tempuj dhe vende të shenjta, por tërheqja vëmendjen më të madhe e merr “Arashiyama Bamboo Grove”. Është qarku i dytë më i rëndësishëm në Kioto.

Arashiyama është në perëndim të Kiotos, i rrënjosur përgjatë bazës së maleve Arashiyama që njihen si “Malet e Stuhisë”. Kjo është në distancë të drejtë nga qendra e Kiotos. Nëse shkoni nga Kioto me tren, autobus, biçikletë apo taksi,arrini për 30 minuta. Dhe, çdo gjë  ia vlen, sepse aty do të gjeni bukuri pafund.

Rruga kryesore e Arashiyama-s, së bashku me urën e famshme Togetsu-Kyo, formojnë zemrën e këtij vendi. Është një mrekulli turistike e mbushur me tempuj dhe vende të shenjta.

“Arashiyama Bamboo Grove” është një nga pamjet më të mira të Kiotos. Duke qëndruar në mes të këtyre gjetheve kërcyese është sikur të jesh në një botë tjetër.

Tempulli i Tenryu-ji është kryefjala e Arashiyama-s, një tempull me një nga kopshtet më të bukura në Kiotos dhe pamje të mrekullueshme malore.

Ju mund të largoheni nga turmat e mëdha dhe të shoqëroheni me majmunët në parkun e bukur të kodrës Arashiyama, Kameyama-Koen Park

Okochi-Sanso është një nga pamjet kryesore në Kiotos. Ajo rivalizon cilëndo prej pronave ndërtesave të qytetit. Ju mund të hyni për vizitë pa asnjë pagesë.

Tempulli i Nison-in është një tempull i bukur budist i sektit Tendai. Mos e lini pa e vizituar. Ai është   i njohur më së shumti për arkën e saj të mrekullueshme prej panje dhe qershi që çon në sallat kryesore

Një tempull prekës në krye të rrethit Arashiyama është vendi ku do të gjeni 8000 statujat budiste .

Një nga mënyrat më të mira për të eksploruar zonën e Arashiyama është duke marrë me qira një varkë.

Ndërsa, villa “Katsura Rikyu Imperial” konsiderohet si majë e arkitekturës japoneze dhe dizajnit të kopshtit.

Ka edhe shumë çka tjetër që mund të shihni në këtë vend. Prandaj, nëse iu vjen rasti, thjeshtë shijoni çdo gjë.