Highlight Të tjera

Aktori i njohur jep një fjalim tejet të fuqishëm për ballafaqimet me shëndetin mendor; na frymëzon me forcën e tij

shëndeti mendor

*Kujdes: Ky artikull adreson depresionin, ankthin e vetëvrasjet.

Ai bëri paraqitjen e tij në serialin shumë të njohur “The Big Bang Theory” si dhe në “Star Trek: The Next Generation” prej të cilave fitoi shumë çmime për punën e tij.

Pavarësisht punës së tij, jeta e Wil Wheaton ka qenë një sfidë këto 45 vite.

Wheaton vuan nga depresioni kronik si dhe ankthi. Ai dha një ndër fjalimet më të fuqishme në një konferencë në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke iu adresuar publikut, ai hapi zemrën e tij dhe tregoi sfidat të cilat filluan për të qysh në fëmijëri, duke zgjatur kështu me dekada.

“Natë pas natë, u zgjova në një terror të pa-përshkruar, natë pas natë, merrja batanijen e shkoja të shtrihesha tek këmbët e motrës sime në tokë, sepse isha aq I frikësuar të rrija vetëm.” Tha Wheaton.

Vitet po kalonin, dhe në moshën 20 vjeçare, Wheaton kuptoi se ai vuante nga depresioni si dhe sulmet e shumta të panikut. Mirëpo ai nuk kërkoi ndihmë.

Ai frikësohej se medikamentet do të ndryshonin personalitetin e tij. Ai ndihej I dobët dhe I turpëruar për shkak të depresionit. Ai shqetësohej se do të lëndonte ata që donte.

Fama që erdhi në vitet tinejxhere të Wheaton vetëm i bëri gjërat më keq. Ai vazhdoi ti fshihte ato çfarë po kalonte.

Ai I falënderoj pa masë gruan e tij Anne Wheaton, e cila e shtyri atë të kërkonte ndihmë profesionale.

Wheaton dëshiron që ti kujtojë çdo kujt, se depresioni dhe ankthi mund të bëhen më mirë.

“Jepi vetës leje të kuptosh që po ndiheni keq. Dhe pastaj bën një gjë të vogël për veten, vetëm një gjë të vogël. JU PREMTOJ se do t’iu ndihmojë.”

Ai po ashtu ndau kohë të shpjegojë rëndësinë e kujdesit ndaj vetes gjatë shërimit.

“Kurrë mos u dorëzoni, tregoni forcën tuaj!