Highlight Storie Inspirimi

Ajo që nuk ju vret…

ajo që nuk ju vret

Kam dështuar shumë shpesh. Dhe sa herë dështoj futem në një rol viktimizues, e ndihem keq me vetën time.

E ndonjëherë kur dështimi është më i madh, mendja ime ndihet e mallkuar, e dobët, e trishtë. Jeta duket pa ngjyra, e mërzitshme, e pa-përballueshme.

Mërzitem, frikësohem sepse  plani im nuk funksionoi.

Pastaj filloj e bëj krahasime. Duke menduar se sa mirë janë të tjerët.

Filloj ti bëj pyetje vetes…

“Pse duhej të ishe vetja, kur mund të ishe dikush tjetër dhe ta tejkaloje këtë situatë?”

“Pse nuk mësove më shumë kur ishe më i ri? Tani do të ishe në një pozitë më të mirë…”

“Pse nuk dukesh më mirë?

E di që edhe ju keni dështuar ndonjëherë. Të gjithë kemi dështuar. Dhe të gjithë e kemi ndjerë errësirën që na ka ngulfatur e na ka rrëzuar shumë herë…

Jeta është një cikël. I padrejtë, por prapë një cikël.

Njëri që fiton sot, dështon nesër.

Edhe pse nuk mund të tingëllojë aq e vërtetë tani për ju, nuk ka sukses pa dështim.

Sado klishe që mund të ndikojë, dështimi është e vetmja mënyrë për të pasur sukses!

Për ta përmbledhur, herën tjetër që dështoni, mos i luftoni ndjenjat e dëshpërimit, përqafoni ato.

Duke përqafuar dështimin, do të qetësoheni, dhe do të nxirrni mësimin nga ajo.