Teknologji

Ajo që dijmë deri tani për iPhone 8

Iphone 8


Një nga bendet më të shitura në botë, Apple pritet të lansojë iPhone 8 në vjeshtë të vitit 2017. Deri tani janë disa thashetheme të cilat ne i kemi dëgjuar të fliten rreth këtij telefoni të mençur.

Si duket kompania Apple do të fokusohet në disa ndryshime në këtë numër për nga dizajni, hapja me anë të gjurmës së gishtave do të zhvendoset në ekran. Si duket Apple do të largohet nga alumini me të cilin ndërtoi çdo tip të telefonave deri tani dhe do të fokusohet në përdorimin e xhamit i cili do të mbrohet nga çeliku.

Ashtu si edhe iPhone 7, edhe iPhone 8 do të jetë rezistent ndaj ujit. Ky telefon i mençur flitet se do të ketë edhe mundësinë e mbushjes së telefonit me anë të valëve wireless. Nëse jeni fans I fotografive, atëherë mund të ju themi se nuk mund të gjinden shumë informata rreth këtij drejtimi, mirëpo Apple pritet të na befasojë si kurrë më parë.

iPhone 8 do të lansohet në dy modele duke përfshirë kështu edhe modelin iPhone 8 Plus.

Të tjerat na mbesin t’i shohim në vazhdim.