Inovacion Teknologji

10 aplikacionet që duhet të merrni në telefonin tuaj tani

aplikacionet

Gjetja e aplikacioneve të rëndësishme për ju është mjaftë e vështirë, për shkak të numrit të shumtë të tyre. Shikoni listën më poshtë të aplikacioneve që do të bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

10. Pacifica
Ky aplikacion jo vetëm që ndikon në përmirësimin e gjendjes tuaj emocionale po ashtu ka për qëllim përmirësimin e shëndetit mental. Pacifica është i dizajnuar për të ju ndihmuar të relaksoheni dhe të menaxhoni stresin.

9. Instapaper
Aplikacioni që ju lejon të shfletoni artikuj të ndryshëm edhe nëse ju nuk jeni të lidhur me internet. E mira e tij është që ju mund ta shfrytëzoni atë pa pagesë.

8. Allrecipes’ Dinner Spinner
Mendoni ndonjëherë shumë gjatë se çfarë do të përgatitni për darkë? Epo Allrecipes është zgjidhja juaj që e keni kërkuar tash e sa kohë. Ky aplikacion do të ju gjejë recetat me përbërësit që ju keni në shtëpinë tuaj. Mos humbisni më kohë.

7. Sleep Cycle
Ky është një ndër aplikacionet më të mira për të pushuar. Ai aktivizon alarmin kur mendon që ju keni fjetur mjaftueshëm për tu ndjerë të relaksuar. Sleep Cycle mbanë shënim të gjitha lëvizjet e juaja përgjatë gjumit, duke kalkuluar kështu orën më të përshtatshme për të ju zgjuar nga gjumi.

6. Good&Co
Nëse jeni fans i kuizeve atëherë ky është aplikacioni i duhur për ju. Good&Co përdorë psikologjinë për të ju ndihmuar ju në karrierën tuaj dhe të kuptoni se çfarë karakteri keni. Këtë aplikacion mund ta shfrytëzoni pa pagesë.

5. Tinny Scanner
Skaneri real që ju mundëson të skanoni çdo gjë që ju nevojitet. Duke filluar nga faturat e deri tek dokumentet personale. Kushton 0 euro dhe mund ta përdorni sa të dëshironi.

4. Face Tune
Ky aplikacion do t’iu bëjë fotografitë e juaja të duken sikur janë bërë nga një kamerë profesionale. Ju mund të zbardhoni dhëmbët, fytyrën etj.

3. VSCO
Një ndër aplikacionet më të mira që mund të gjeni në treg, për editimin e fotografive duke mos u shqetësuar për numrin e pëlqimeve që do të merrni.

2. Bitmoji
Aplikacioni ku mund ta krijosh vetën të dukesh si një figurë animacion mirëpo që ngjan shumë me ju.

1. Facebook Messenger
Messenger-i ku ju mund të kryeni një sërë aktivitetesh e jo vetëm të komunikoni me të tjerët.