Highlight Storie Inspirimi

Ai që është i pari jeton në dritën e bardhë

dritën e bardhë
Në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, ai që është i pari jeton në dritën e bardhë.

Qoftë ky individ apo produkt. Mbi ta gjithmonë do të veprojnë rivaliteti dhe lakmia.

Në art, literaturë, muzikë, industri, shpërblimi dhe dënimi janë gjithmonë të pranishëm tek të parët.

Shpërblimi merret me përhapjen e vlerësimit, ndërsa dënimi është i egër, i ashpër dhe shpërndahet nëpërmjet shpifjes.

Aq sa është e vjetër bota, aq i vjetër është edhe pasioni njerëzor: zilia, frika, lakmia, ambicia dhe dëshira për të zënë vendin.

Dhe e gjithë kjo nuk ka asnjëfarë dobishmëri. Nëse lideri në të vërtetë udhëheq, ai qëndron gjithmonë LIDER!

Ai që është i mirë ose i madh e bën vetën të njihet, pa marrë parasysh se sa I zhurmshëm mund të jetë mohimi i tij.

Një lider të vërtetë s’mund ta ulësh me shpifje, me gënjeshtra ose zil. Sepse në të kundërtën të gjitha përpjekjet e dashakeqësve do të shërbejnë për të ndriçuar më mirë aftësitë e tij reale, që e shoqërojnë gjithmonë atë.

Përpjekja për të shkatërruar një lidership të vërtetë, është një punë e humbur, sepse ai që meriton të jetojë, jeton!