Highlight Të tjera

A të pengojnë të tjerët kur përtypen? Ky është një çrregullim i vërtetë psikiatrik!

çrregullim

Nëse jeni në mesin e personave që zemëroheni dhe acaroheni kur e dëgjoni dikë tjetër duke u përtypur atëherë ke një çrregullim psikiatrik.

Por, ti nuk je i vetmi. Shkencëtarët besojnë se ka një përgjigje neurologjike që është në të vërtetë për tu fajësuar sa i përket bezdisë tuaj.

Ky çrregullim i referohet një termi i njohur si “misofoni” , ose urrejtje ndaj tingujve, zërit, por në përgjithësi i referohet një urrejtjeje të tingujve të veçantë të njeriut.

Këta tinguj të veçantë të njeriut përfshijnë edhe tingujt që lirohen derisa përtypni ose mënyra si merrni frymë.

Dhe, derisa shumë njerëz ndjejnë nervozizëm në momente të këtilla, termi “misofoni” i referohet vetëm atyre personave që eskalojnë në nervozë dhe janë në gjendje tua thonë të tjerëve të ndalojnë.

Aktualisht, nuk ka kritere zyrtare diagnostikuese, pasi diagnoza u krijua vetëm në vitin 2000.

Mjerisht, shumë nga ata që e përjetojnë atë rrallë merren seriozisht, pavarësisht nga një studim që është publikuar në Journal of Clinical Psychology në 2014 që tregoi se si mund të ndikojë deri në 20 përqind të popullsisë.

Megjithatë, një tjetër studim zbuloi se kjo mund të jetë edhe një simptomë e çrregullimit dhe ankthit.

Shkencëtarët thonë se tingujt që lirohen nga përtypja te dikush mund të shkaktojnë ndryshime në aktivitetin e trurit.

Ky studim tregon ndryshimet kritike të trurit si dëshmi e mjaftueshme për të bindur një komunitet skeptik mjekësor se ky është një çrregullim i vërtetë.