Highlight Shëndeti

A po shkatërron çaji shëndetin tonë?

çaji

Çaji si dhe produkte të tjera përmban fluor që absorbohet në bimë nga toka dhe shiu. Nëse jo shumica, çajrat që kanë një dozë fluori, kanë  gjasa të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë,  sipas një studimi.

Studimi vuri në dukje se njerëzit që jetojnë në Britani të Madhe në përgjithësi kanë nivele shumë më të larta të pranimit të fluorit. E gjithë kjo mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh është po ashtu qaji i vjetër, i cili kur vjetrohet humbë vlerat ushqyese dhe thithë shumë fluoride. Pra, sa më shumë kohë që kalon më shumë fluorid ka në secilën qese qaji.

Mbi gjysma e çajit në treg tejkalojnë limitin e toksinave të lejuara, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së piri çaj. Duhet vetëm të bëjmë vendime më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme për  çajin që blejmë, dhe gjithmonë t’i japim përparësi markave organike. Një zgjidhje tjetër e mirë është të blini bimë dhe lule dhe të krijoni vet çajin tuaj.