Highlight Të tjera

A po harroni gjërat, objektivat tuaja kryesore?

objektivat

Nisni ditën duke vizatuar katër rrahtë në një fletë bosh. Rrathët duhet të përfaqësojnë ditën kur i vizatoni, muajin, vitin dhe jetën tuaj.

Brenda çdo rrethi shkruani atë që kërkoni.

Mund të jetë shenja e dollarit, mund të jetë çdo gjë dhe objektivat mund të ndryshojnë nga dita në ditë, nuk ka rëndësi. Nuk ka asnjë mënyrë për ta keqkuptuar këtë proces.

Por duke shkruar këto objektiva, ju jeni si një pilot avioni, i cili shikon hartën përpara se të niset.

E drejton mendjen në atë çfarë do të arrini në jetë.

Kështu, i kujtoni vetës atë që doni në të vërtetë.

Përpara një fluturimi me avion, nuk do të na shkonte mendja të fusnim kokën në kabinë dhe t’i thoshim pilotit, “Vetëm na ço ku të duash!” Megjithatë, kjo është mënyrë se si ne e jetojmë jetën kur nuk shohim hartën.

Sistemi me katër rrathë që ju propozon portali “Unik” ju kërkon vetëm minuta.

Kjo ndryshe quhet harta e thesarit dhe funksionin mrekullueshëm tek njerëzit.

Shumica e njerëzve diskutojnë se çfarë i ndodhë nënvetëdijes kur ju i dërgoni një foto të asaj që doni.

 

Ngaqë nënvetëdija komunikon vetëm me imazhe të përfytyruara me detaje, ose të vërteta, nuk do të përpiqet t’ju sjellë në jetë diçka të cilën nuk e përfytyroni dot.

Pa i reklamuar vetes objektivat tanë, mund të na humbin të gjitha nga sytë. Mund të ndodhë që për një javë të terë ose edhe dy apo tre, t’i kalojmë pa menduar për objektivat kryesorë në jetën tonë.

Mbetemi duke reaguar dhe duke iu përgjigjur njerëzve dhe rrethanave, saqë thjeshtë harrojmë të mendojmë për qëllimin.