Highlight Shëndeti

A ndiheni shumë të lodhur? Kthjelluni shpejtë në këtë mënyrë…

Ndonjëherë, trupi ynë mund të jetë frustrues.

Ndryshime të lehta në disponimin, vëmendjen, energjinë dhe aftësinë për tu përqendruar mund të jenë të gjitha të vështira për tu identifikuar.

Për fat të mirë, nëse ajo që ju bën më të lodhur kohët e fundit është e qartë apo jo, ka shumë gjëra që mund të bëni për ta bërë situatën më të mirë.

Këtu janë tri zakone të thjeshta që mund t’iu ndihmojë të shtoni energjinë tuaj.
  1. Hani fara Chia

Në shumë mënyra, kur bëhet fjalë për mbajtjen e trupit të balancuar, farat Chia janë një ushqim pothuajse i përsosur.

Fara Chia është e ulët në karbohidrate ndërsa ka një sasi të balancuar të proteinave, yndyrave të mira dhe fibrave.

Ka shumë mënyra që ju mund të konsumoni fara Chia.

  1. Pini më shumë lëngje;

Shtrydhni pemët dhe perimet e pini ato. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për tu kthjellur në shpejtësi.

Shtrydhja e lëngjeve është e shëndetshme për trupin tuaj pasi që trupi nuk ka nevojë të tretë gjithë ato pemë e perime para se ti merrni vitaminat e duhura.

  1. Filloni të përcillni marrjen tuaj të karbohidrateve;

Karbohidratet janë të rëndësishme sepse ato janë mënyra kryesore për të siguruar energji për trupin tonë.

Kur konsumojmë karbohidratet, trupi i kthen ato në sheqer dhe pastaj përdoren për energji.

Megjithatë, shumë karbohidrate shkakton trupin tonë të hyjë në regjimin e grumbullimit dhe të ruajë sheqerin e tepërt, i cili përfundimisht kthehet në yndyrë. Kjo mund të na bëjë të ndihemi më të lodhur.

Për të luftuar këtë, përdorni diçka si një kalkulator i thjeshtë i karbohidrateve dhe përcillni sasinë tuaj për një javë.

Shihni nëse jeni duke konsumuar shumë në krahasim me marrjen tuaj të rekomanduar dhe bëni rregullime nga atje.