Highlight Meditimi

A mund t’ju vie të qani gjatë meditimit?

meditimi

Ne jetojmë në një botë plot dinamizëm dhe stres dhe sikur vazhdimisht shtypin mendimet dhe ëndrrat tona.   Të shtypim  mendimet tona për të mos shkaktuar problem, të shtypim emocionet tona për të mbajtur gjërat nën kontroll, dhe shpesh shtypim aftësitë tona në mënyrë që të mos dukemi ndryshe nga të tjerët.

Kështu e nuk kemi një strategji për t’u marrë me ndjenjat intensive kur ato dalin – veçanërisht ato prej nesh që ndjehen më shumë se të tjerat. Dhe, kështu kjo formë e shtypjes na shoqëron gjatë gjithë jetës dhe paraqitet si një  lloj kulture e kontrollit të trupit dhe mendjes tonë.

Kështu ne ndalojmë:

Ne ndalojmë lëvizjen e trupave tanë.

Ndalojmë të qajmë ose të qeshim shumë me zë të lartë.

Ne ndalojmë të bërtasim për të shprehur gëzimin tonë ose frikën tonë.

Ndërsa rritemi, zakonet tona të kontrollit, mbeten të pazgjidhura, bëhen më të ngulitura deri në masën që ne humbim vetëdijen për përpjekjet gjithnjë në rritje që duhen për të kontrolluar veten. Ne harrojmë se po e tensionojmë trupin tonë dhe kontrollojmë frymën tonë, sepse ne e kemi bërë atë për kaq shumë kohë – tensioni është përfshirë në pamjen e mendjes dhe trupit të asaj që ndjehet ‘normale’.

Zakonet tona të fëmijërisë  përpiqemi ti kontrollojmë përfshirë këtu edhe frymë që marrim, prandaj ne i shkaktojmë vetës tension emocional.

Dhe, kur dikush fillon të meditoj, ai së pari duhet të lë frymën e vet të lirë, mos ta menaxhojë, ta lëshoj pafundësisht, ta ndjejë thellë atë… Dhe disa prej nesh, kjo natyrisht do ti çojë në energjinë emocionale që na bën të shtrëngojmë  papritmas vetveten. Pra, ndonjëherë në meditim njerëzit ndjejnë nevojën për të qeshur ose për të qarë. Sepse, me meditim ky  tension lirohet, dhe energjia emocionale e atij  tensioni shprehet në mënyra të tilla.

Pra, mos u bëni u shqetësoni asnjëherë nëse ju vie të qani gjatë meditimit. Lejoni që ndjenja të rrjedhë. Është thjesht mendja dhe  trupi që përshtatet me lirimin e tensionit të mbajtur kohë të gjatë brenda vetës./Unik Portal./