Highlight Të tjera

A mund të ulin shkallën e inflamacioneve emocionet pozitive?

emocionet pozitive

 

Duke përjetuar emocione pozitive në të vërtetë ju përmirësoni shëndetin tuaj dhe  zvogëloni rrezikun e sëmundjes. Por si ndodhë kjo?

 

Sipas një studimi të kohëve të fundit, disa emocione mund të ulin shkallën e inflamacion të ulët … dhe rrjedhimisht edhe disa sëmundje.

Hulumtimet e mëparshme kanë provuar një lidhje midis emocioneve pozitive, niveleve të lumturisë dhe niveleve të inflamacionit në trup. Por ky studim i botuar në revistën Emotion, zbuloi se njerëzit që përjetojnë një gamë të larmishme emocionesh pozitive mund të ulin inflamacionin sistemik në trupat e tyre, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike.

 

Meqenëse inflamacioni është në rrënjën e shumicës së sëmundjeve, kjo mund të ketë efekte të gjera, veçanërisht kur jeni në moshë të shtyrë.

Studiuesit kërkuan 175 pjesëmarrës nga 40 deri në 65 vjeç për të mbajtur një regjistër të emocioneve të tyre për 30 ditë. Njerëzit regjistronin sa shpesh dhe sa fuqishëm kanë përjetuar 32 emocione të ndryshme: 16 pozitive, sikur të jesh i ngazëllyer, krenar apo i gëzuar dhe 16 negativ, si ndjenja e nervozes dhe mërzitjes.  Gjashtë muaj më vonë, secili pjesëmarrës u testua për shënuesit e inflamacionit dhe mori mostra të gjakut.

Rezultatet i habitën studiuesit. Njerëzit që përjetuan një larmi më të madhe të 16 emocioneve pozitive në kishin inflamacion më të ulët se pjesa tjetër e grupit, madje edhe pas llogaritjes së indeksit të masës trupore, karakteristikave demografike, shëndetit të përgjithshëm dhe  faktorëve të tjerë.

E kundërta ndodhi me ata që kishin përjetuar më shumë emocione negative gjatë gjithë muajit. Ata shfaqën më shumë shenja të inflamacionit.

Sipas studiuesve, përjetimi i ndjenjave të ndryshme – jo vetëm pozitive, por edhe si ato të qeta ose të relaksuara – mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin tonë, fizik dhe mendor.

Studime të tjera kanë gjetur se përjetimi i llojeve të shumta të emocioneve pozitive janë thelbësore për nxitjen e elasticitetit psikologjik dhe përmirësimin e lidhjeve shoqërore me të tjerët. Kjo  gjë që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes dhe mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.