Highlight Storie Inspirimi Të tjera

A mund të tërheqësh paratë nga vetja?

paratë

Ndonëse paratë nuk janë qëllimi i të gjithëve në jetë, për shumicën e njerëzve paratë dhe liria janë sinonime. Ndonëse disa njerëz e kanë zbuluar lirinë që vjen nga rrjedha e shumë parave në jetën e tyre, përsëri më shpesh kemi të bëjmë me rastin që kur keni shumë më pak para se sa ju nevojiten ose dëshironi, shumica e ndien vetën jo të lirë.

Qoftë nëse jeni nga ata që kanë punuar për të arritur bollëkun financiar për shumë vite me radhë, qoftë nëse jeni një i ri i cili sapo ka hyrë në këtë rrygë, që nga pika ku jeni nuk do të jetë e gjatë rruga për në mirëqenie financiare. Dhe as nuk kërkon ndonjë sasi të madhe përpjekjesh fizike apo kohe për të kuptuar forcën shtytëse të energjisë që ju keni.

Premisa e thjeshtë e Universit thotë: “Ju merrni atë për të cilën keni menduar.” Shpesh njerëzit thonë: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, sepse kam dashur dhe kam menduar shumë për paraqë që kur e mbaj në mend vetën time, por prapë vazhdoj të kem vështirësi në fitimin e tyre. “

Shpesh njerëzit nënkuptojnë se me që po thonë fjalët “Dua më shumë para”, flasin pozitivisht për paratë. Mirëpo kur flisni për paratë apo për cështjen e parasë duhet të mos tregoni frikë dhe shqetësim.

Për ju ka vlerë që të ndërgjegjësoheni se si mendoni realisht dhe ajo që ka më shumë rëndësi, si e ndieni vetën lidhur me paratë.

Në qoftëse doni të keni ndryshim thelbësor në jetën tuaj, duhet të jepni vibrime thelbësisht të ndryshme, e kjo do të thotë se duhet të mendoni ndryshe./Unik Portal/