Highlight Të tjera

A mund të dëmtohet truri duke bërë shumë punë në të njëjtën kohë?

truri

Duke punuar në një vend stresues dhe ku keni konflikte ju reduktoni jetëgjatësinë  tuaj.  Niveli i stresit varion nga një person tek tjetri, por ka disa faktorë që i kanë marrë për bazë hulumtime të ndryshme të cilat përfshijnë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura) dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.

Në anën tjetër studimet tregojnë se stresi dhe punët e shumta në të njëjtën kohë dëmtojnë trurin.
Studiuesit ne Universitetin e Sussex ne UK krahasuan sasinë e kohës që njerëzit kaluan në pajisje të shumta (si shkrimi i mesazheve gjatë shikimit të televizorit) në skanimin MRI të trurit të tyre.
Ata zbuluan se këta njerëz kishin më pak densitet të trurit në një regjion përgjegjës për ndjeshmëri gjithashtu edhe për kontrollin emocional dhe kognitiv.
Derisa, më shumë studime nevojiten për ta përcaktuar se a e dëmton kjo gjë trurin fizikisht, është e qartë se ka efekte negative. Neuroshkencëtari Kep Kee Loh, shpjegoi kët딑’Mendoj së është e rëndësishme të krijojmë vetëdijesim se mënyra se si po bashkëveprojmë  me pajisjet mund të jetë duke ndryshuar mënyrën së si  mendojmë dhe këto ndryshime mund të jenë duke ndodhur në nivelin e strukturës së trurit”.

Ka disa mënyra për të reduktuar pasojat e të punuarit gjatë dhe shumë punë në të njëjtën kohë. Thjeshtë bëni më shumë kujdes për vetën, mbani në zyre gjëra që ju bëjnë të ndiheni më pozitiv, krijoni marrëdhënie të shëndosha më kolegët tuaj, bëni pushime të shkurtra, dhe qeshni./Unik Portal/