Highlight Të tjera

A mund ta zhvilloni intuitën tuaj?

intuitën
Intuita juaj mund të zhvillohet. Çdo gjë në këtë jetë mund të përmirësohet. Mjafton të keni pak “njohuri” mbi këtë çështje që të vazhdoni më tutje. Janë disa gjëra që mund ti bëni për ti hyrë kësaj rruge. Shikojeni këtë listë.

1. Jepni rëndësi ndjenjave tua. Kuptojeni situatën dhe jepni rëndësi ndjenjave tuaja që keni për atë situatë. Është mjaft e vështirë por provojeni.

2. Kuptojeni se kur ndjenja juaj e parë për një situatë ishte e qëlluar. Kjo mënyrë është e duhura për ta bërë vetën të besueshëm dhe për ti japur rëndësi gjërave.

3. Ndaloni së pasuri frikë nga ndjenjat e juaja. Kuptojini ato.

4. Ndjenjat e juaja janë një lloj udhërrëfyesi për ju, ato negative ju tregojnë se çfarë duhet të ndryshoni kurse ndjenjat pozitive ju tregojnë se çfarë duhet të forconi.

5. Punoni me syrin tuaj të “tretë” apo pikën spiritual në trupin tuaj të quajtur ‘ajna’. Vizualizoni kristale të bardhe e të kaltërta që ta pastroni këtë pikë.

6. Lidhuni me shpirtin tuaj dhe zhvillojeni trurin tuaj duke medituar.

Intuita juaj lidhet edhe me ligjin e tërheqjes. Atë që ju e kërkoni ajo do të manifestohet në jetën tuaj.

“Ajo që mendja do të besojë, atë do ta gjejë” !
~ Napoleon Hill

Kur përpiqeni të dalloni nëse është një ndjenjë intuitive apo jo, pyesni veten: A e ndjej atë nga një vend frike apo nga një vend besimi? Çfarë kam frikë nga kjo situatë? A mundohem të largohem nga diçka që kam frikë e nga kjo ndjenjë? Nëse përgjigjja juaj është po, ndoshta nuk është intuita.