Highlight Storie Inspirimi

A mund ta ndërrojmë qasjen tonë ndaj së kaluarës?

e kaluara

E kaluara tashmë ka përfunduar. Ne nuk  mund ta ndërrojmë atë. Por, mund ta ndërrojmë mendimin tonë për të kaluarën. Sa çmenduri është ta dënojmë veten për faksin se dikush na ka lënduar në të kaluarën.

Unik rekomandon që ta luftoni pakënaqësinë. Tani është më e lehtë. Mos prit derisa të gjendesh nën kërcënimin e thikës së kirurgut ose në shtratin e vdekjes, kur me shumë mundësi do të ballafaqohet edhe me panikun.

Kur ndodhemi në gjendje  paniku është shumë e vështirë të fokusojmë mendjen në shërimin tonë.

Duhet të kalojë kohë të zhdukim frikën, po ashtu.

Nëse zgjedhim të besojmë se jemi viktima të gjora dhe gjithçka është e pashpresë,atëherë Universi do të na mbështetë në atë besim dhe ne do të fundosemi.

Është thelbësore që të lirohemi nga këto ide të çmendura  dhe negative, të cilat nuk na mbështesin dhe na ushqejnë.

Ne duhet të zgjedhim të lirohemi nga e kaluara dhe të falim secilin, duke përfshirë edhe veten.

Mund të mos e dimë të flasim, apo mund të mos duam të falim, por me vet faktin kur themi se ne jemi të gatshëm të falim fillon edhe procesi i shërimit.

Është e domosdoshme për shërimin tonë  që të lirohem nga e kaluara dhe të falim secilin.