Highlight Të tjera

A komunikon Zoti njëjtë me të gjithë njerëzit? Ja përgjigja e Neale Donald Walsch!

Zoti

Çdo moment është i artë dhe secili njeri është i veçantë. Nuk ekzistojnë njerëz më të veçantë se të tjerët e as momente më të veçanta se të tjerat. Shumë njerëz duan të besojnë se Zoti u drejtohet në mënyrë të veçantë dhe vetëm njerëzve të veçantë. Kjo heq përgjegjësinë e masave të dëgjojnë fjalën time, e lëre më ta pranojnë atë (që është çështje tjetër) dhe u jep mundësinë që për çdo gjë të dëgjojnë dikë tjetër. Nuk  duhet të më dëgjoni mua, sepse veç e dini se të tjerët kanë dëgjuar nga unë, diçka në lidhje me çdo temë, dhe ju do të dëgjoni ata!

Duke vepruar kështu nuk jeni të detyruar as të mendoni. Njëri ndër shkaqet kryesore që pjesa më e madhe njerëzve nuk ua vënë veshin porosive të mia, në shkallë personale, është pikërisht ai.

Nëse pranoni se merrni direkt porosi nga unë, atëherë jeni përgjegjës për interpretimin e tyre.

Është shumë më e sigurt dhe më e lehtë të pranohen interpretimet e të tjerëve (madje edhe të atyre që kanë jetuar para 2000 viteve) se sa të hulumtoni kuptimin e porosive që ndoshta, mu tani po i merrni.

Por, ju ftoj tani në një mënyrë të re të komunikimit me Zotin. Komunikim në të dy drejtimet.

Në të vërtetë ju më keni ftuar Mua.

Për këtë arsye erdha në këtë mënyrë, pikërisht tani, duke iu përgjigjur thirrjes.