Highlight Storie Inspirimi

A keni vendosur të mbani një ditar? Ja këshilla mbi të shkruarit!

këshilla

Ka përfitime të shumëta në forma të ndryshme nga të shkruarit në fund të ditës mbi çdo gjë nëpër të cilën keni kaluar gjatë ditës dhe evidentimin e planeve për të ardhmen.

Të shkruarit në një ditar nuk është një shkencë, megjithatë, ekzistojnë disa praktika që janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend që të jeni sa më efektiv në këtë gjë.

Sipas ekspertit ekspresiv të shkrimit Dr. James Pennebaker,ju duhet të ndiqni disa  rregulla për të marrë rezultatet më të mira nga shkrimi:
  1. Harrojeni gramatikën dhe drejtshkrimin

Mos mendoni mbi të shkruarit pa gabime apo drejtshkrimin, fokusohuni vetëm tek ndjenjat e juaja dhe atë që doni të zbërtheni në faqet e ditarit tuaj. Mjafton të jetë e lexueshme dhe mund ta kuptoni.

  1. Jini i sinqertë me vetën

Jini vetvetja. Shkruani me ndershmëri dhe vërtetësi, duke mos mbajtur asgjë brenda vetës dhe duke e shprehur veten qartë. Një ditar është një vend i ngushëllimit, dicka që mund të hapësh pa u shqetësuar për atë se çfarë të tjerët mund të mendojnë për ty.

  1. Shkruani me dorë

Kjo përmirëson kujtesën e kujtesës. Po ashtu ju ndihmon që të përmirësoni bukurshkrimin tuaj.

  1. Shkruani rreth 20 minuta

Të shkruarit është efektiv nëse shkruani në periudha të shkrurtraa deri në një  20 minuta. Kjo minutazhë nuk ju merr shumë kohë dhe ju mund të ndani cdo mbrëmje nga koha e juaj për këtë zakon që do të ndryshojë jetën tuaj.

Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme për të kujtuar është se nuk ka rregulla në të shkruarit dhe mbajturit ditar.  Vetëm bëni atë që ju vjen më natyrshëm dhe pastaj përsërisni me kalimin e kohës, duke gjetur diçka që funksionon për ju.