Highlight Shëndeti Të tjera Ushqehu shëndetshëm

A keni shpesh dhimbje koke, mungesë energjie dhe pagjumësi? Ja zgjidhja

dhimbje
A vuani nga dhimbje koke, lodhje, vështirësi në bini në gjumë apo nervozizëm? Këto simptoma nuk shkaktohen vetëm nga stresi ose nga të punuarit shumë. Në disa raste, mungesa e magnezit dhe vitamina K mund të jetë fajtori. Magnezi, për shembull, lidhet me të paktën 300 reagime kimike në trupin tonë. Për më tepër, ajo ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijimin e proteinave nga aminoacidet. Nuk është rastësi që është e rekomanduar për të lehtësuar stresin, ankthin dhe për të luftuar lodhjen. Magnezi mund të parandalojë dhimbje koke dhe madje edhe të trajtojë migrenën.

Kur trupit juaj i mungon ky minerali, ulen nivelet e serotoninës, gjë që shkakton ngushtimin e enëve të gjakut. Nivelet e ulëta të magnezit mund  të shkaktojnë depresion dhe pagjumësi.

Vitamina K, nga ana tjetër, sintetizon proteinat që janë esenciale për koagulimin e gjakut.

Kështu, një mangësi e saj mund të shkaktojë gjakderdhje të tepruar.

Vitamina K mendohet gjithashtu të mbrojë arteriet dhe valvulat kundër kalcifikimit dhe të ulë rrezikun nga shumë sëmundje. Dhe kjo nuk është e gjitha!

Vitamina K gjithashtu rrit efektivitetin e vitaminës D, duke forcuar kockat tuaja.

Së fundmi, nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rreziku që kockat tuaja të thyhen lehtësisht.

Për të përfituar nga kjo vitaminë, mbani në mend që dozat ndryshojnë sipas moshës, peshës dhe gjinisë.

Kujdes: Para se të filloni të merrni vitaminë K bisedoni me një profesionist. Përdorimi i tepërt mund të jetë i keq për shëndetin tuaj./Unik Portal/