Highlight Të tjera

A keni ndonjërën nga këto fuqi psikike? Zbulojeni tani!

fuqi psikike

Projekti “stargate” ishte iniciativë e CIA për tu mbrojtur nga rreziqet potenciale prej shteteve të tjera, sidomos nga Rusia. Qeveria e Amerikës u lajmërua se rusët po përdornin njerëz që kishin aftësi psicike kundër interesave të Amerikës.

Pas një kërkimi të thjeshtë, evidenca e aftësive psikike ishte kaq e pafund, saqë qeveria e Amerikës ndërtoi një departament të tërë për eksperimente në Stanford Research Institute.

Sipas këtyre kërkimeve të gjithë njerëzit kanë njërën nga këto aftësi psikike, mirëpo jo të gjithë mund ta identifikojnë atë.

Ja ku janë 4 aftësitë:

Clairaudience:

Aftësia për të kapur informata spiritual përmes dëgjimit. Njerëzit që kanë këtë aftësi raportojnë të kenë dëgjuar komunikime mes shpirtrave. Kjo thuhet të jetë një ndër aftësitë më të përhapura tek njerëzit. Nëse keni këtë aftësi ju shpesh: mendoni se dëgjuat diçka edhe pse të tjerët nuk e dëgjuan, keni shpesh tingëllima në vesh, shpesh jepni këshilla pa e menduar gjatë etj…

Clairvoyance:

Aftësia për të perceptuar ngjarjet ende pa ndodhur. Nëse keni këtë aftësi ju: paraqitni ngjarjet e së ardhmes që do të ndodhin, ëndrrat e juaja janë shumë “të gjalla” dhe gjithmonë i mbani në mend ato etj.

Telepatia:

Të gjithë kemi pasur ndonjë moment telepatie në jetë. Shenjat që jeni telepatik tregojnë se: ndjeni një shqetësim për më të dashurit tuaj (zakonisht për nënën), ndonjëherë ndjeni se dikush do t’ju thërras etj.

Intuita:

Edhe intuita konsiderohet si një aftësi psikike. Në këtë rast, nënndërgjegjja juaj po mundohet të komunikojë me trurin tuaj. Pyetja është: a e dëgjoni atë? Nëse po, jeta juaj është shumë më e mirë, se e të tjerëve. Ja se si eksperiencohet ajo: Shpesh gjeni zgjidhje pa e menduar fare, largoheni nga gjërat e çuditshme që më vonë janë të konfirmuara, ndjeni që dikush po ju vëzhgon edhe larg jush etj..