Highlight Receta

A keni dëgjuar për salcë ulliri? Provojeni këtë recetë

salcë

A jeni një fans i flakët i ullinjëve? Atëherë kjo është receta e duhur që ju duhet të provoni në cdo kohë. Ju duhen vetëm disa përbërës të thjeshtë dhe 5 minuta nga koha juaj. Bëjeni këtë recetë të thjeshtë tani!

Përbërësit:

Ullinjë të gjelbër me spec;
Ullinj të zi;
Vaj ulliri;
Thelpinj hudhre të copëtuar;

Bukë baguette.

Mënyra e përgatitjes:

Përzijini të gjithë përbërësit në një procesues ushqimi (natyrisht përveq bukës) deri sa përbërësit të copëtohen. Sasia varet sipas dëshirës. Prejeni bukën baguette në feta të holla, dhe shërbejeni bashkë me salcën.

Një kombinim fantastik që do të mbetet në mendjën e atyre që e provojnë!