Highlight Storie Inspirimi Të tjera

A keni dëgjuar për metodën ‘Pomodoro’?

Pomodoro


Metoda ‘pomodoro’ tashmë është një sinonim i produktivitetit. Kjo metodë u zhvillua nga Francesco Cirillo në vitet e 80-ta. Metoda ‘pomodoro’ ndryshe e përkthyer në gjuhën tonë si metoda e domates është kjo:

Ndajeni punën tuaj në pjesë, pjesë. Zakonisht nga 25 minuta deri në 55 minuta me 5 minuta pushime.

“Produktiviteti nuk është kurrë një aksident. Gjithmonë është një rezultat i një përkushtimi shumë të madh, planifikim inteligjent dhe përpjekje të fokusuara.” – Paul J. Meyer

Shumë nga ne mendojmë se nëse ndalemi në një pikë të punë tonë, e gjitha do të na shkojë dëm. Por kjo nuk është e vërtetë.

Një studim i kryer tregoi se personi më produktiv ishte ai që për çdo orë pune bënte një pushim rreth 10 deri në 15 minuta.

Si ta praktikoni metodën ‘pomodoro’?

1. Punoni deri në 55 minuta.

2. Bëjeni një pushim prej 5 deri në 15 minuta;

3. Përdorni një aplikacion telefoni të quajtur Pomello për t’iu rikujtuar orarin e pushimeve./UnikPortal/