Highlight Shëndeti

A keni ankth dhe depresion? Atëherë ndaloni këtë ushqim

ushqim

Amerikanët nuk qëndrojnë të parët në listën e popujve që ushqehen shëndetshëm, por ata nuk janë as në vendin e parë në listën e popujve më të trashë në botë. Por, amerikanët janë ndoshta konsumatorët më të zjarrtë të sheqerit në botë. Dhe ky  zakon për shumë njerëz është bërë shprehi si pasojë e stresit dhe ankthit.

Ashtu si droga, sheqeri i ofron trurit dopaminë të ndjeshme kimike. Gjithashtu, si droga, përdorimi i sheqeri krijon varësi dhe me kalimin e kohës ndryshon mënyrën se funksionon truri.

Stresi dhe ankthi ndikojnë keq në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Sipas studiuesve të Harvardit  “Me kalimin e kohës, stresi bëhet pjesë e pandashme dhe kur ai bëhet kronik ngritë tensionin e lartë të gjakut, nxit formimin e depozitave të bllokimit të arterieve dhe shkakton ndryshime të trurit që mund të kontribuojnë në ankth, depresion dhe varësi. ”

Shumica prej nesh e dimë se sheqeri dhe ushqimet e përpunuara shkaktojnë diabet dhe obezitet. Deri më tani i është kushtuar pak vëmendje ndërlidhjes që mund të kenë sheqernat në stres dhe ankth dhe në përgjithësi shëndetit mendor.

Studime të ndryshme kanë treguar ndikimin e kundërt që sheqeri i rafinuar ka në gjëra të tilla si të mësuarit, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore. Përveç lulëzimit të gjoksit të njeriut, sheqeri dhe shoku i tij i shurupit të lartë fruktoza misri kanë kontribuar në një numër të problemeve të shëndetit mendor.

Stresi dhe ankthi janë momentalisht prej sëmundjeve më të përhapura të shëndetit mendor. Ja disa fakte për stresin dhe ankthin:

– Çrregullimet e ankthit janë sëmundja më e zakonshme mendore në Shtetet e Bashkuara.

– Çrregullime ankthi ndikojnë mbi 40 milionë amerikanë çdo vit.

– Vetëm 37 për qind e njerëzve me çrregullime të ankthit të diagnostikuar kërkojnë dhe marrin trajtim të përshtatshëm.

Ja edhe disa fakte për përdorimin e sheqerit:

– Mesatarisht amerikanet konsumojnë  66 kilogramë sheqer në vit …

– Të rriturit konsumojnë 2-3 herë më shumë sheqer sesa sasia e rekomanduar.

– Sipas hulumtimit, sheqeri prodhon karakteristika të varësisë të ngjashme me individët e varur nga droga si kokaina.

Truri ynë është i mbushur me qeliza nervore, ose neuronet, që dërgojnë miliona dhe miliona mesazhe kimike çdo ditë. Ky aktivitet nervor i pandërprerë kërkon karburant – dhe truri mbështetet në energjinë e sheqerit për atë lëndë djegëse.

Sipas Departamentit të Neurobiologjisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Harvardit (HMS), “Funksionet e trurit siç janë mendimi, kujtesa dhe të mësuarit janë të lidhura ngushtë me nivelet e glukozës”

Sipas këtij studimi “Truri është i varur nga sheqeri dhe e ka atë karburant kryesor.

Problemi qëndron jo tek konsumimi i sheqerit por tek konsumimi i sheqerit të gabuar.Në vend që të zgjedhim për sheqer natyral, ato që gjenden në fruta të freskëta, ne vrapojmë pas çokollateve, akulloreve dhe pijeve energjike.

Prandaj personat që kanë simptoma ankthi dhe stresi duhet të reduktojnë sa më shumë që munden sheqerin e rafinuar dhe në këtë formë ata reduktojnë edhe problemet që kanë me këto dy sëmundje.

Në shumë pjesë të Azisë, duke përfshirë Kinën dhe Japoninë, pema konsiderohet ëmbëlsira  e jetës. Luleshtrydhet, bananet, mollët dhe frutat e tjera shpesh janë vakt kryesor për ta.

Frutat e plota klasifikohen si zgjedhje e shëndetshme për të furnizuar trurin me sheqerin e nevojshëm të cilin e shndërron në energji.