Highlight Të tjera

A ju ka interesuar ndonjëherë se si të lexoni filxhanin e kafesë turke? Ja se si!

Leximi I kafesë turke mund të konsiderohet si një ritual që favorizohet në vendet ku pihet kafeja turke. Sidomos në Turqi dhe Greqi.

Praktikimi I leximit të filxhanit së kafesë turke kërkon njohuri mbi simbolet, eksperiencë dhe intuitë.

Por ju mund ta  provoni thjesht për qejf.

Mbani në mend që ju duhet t’I lexoni dikujt tjeter filxhanin e jo vetes!

Pjesa e parë

1. Pini kafenë.
2. Para se të pini për herë të fundit, shprehni një dëshirë.
3. Vendosni tabllën mbi filxhan.
4. Afrojen afë rgjoksit tuaj dhe rrotullojeni tre herë horizontalisht.
5. Kthejeni përmbys.

Pjesa e dytë

Filxhani duhet të lihet të pushohë 5 deri në 10 minuta. Nëse dëshironi të dini më shumë për lidhjen tuaj atëherë vendosni unazën mbi filxhan. Nëse doni të dini për paranë, vendosni një monedhë mbi filxhan.

Lexuesi duhet të largojë lehtësisht filxhanin nga tablla.

Nëse një pjesë e madhe bie në tabëll është shenja e parë pozitive e leximit tuaj. “Probleme dhe shqetësime po ju lënë”.

Nëse pjesa e rënë formon një grumbull do të thotë “Paratë do të vijnë tek ju”.

Nëse filxhani dhe tablla janë të shtrënguara dhe lexuesi mund t’i ngrejë ato si një, është një “kupë profeti”. (Kuptimi: Ju nuk keni nevojë të vazhdoni me leximin. “Të gjitha dëshirat tuaja do të realizohen!” Shumica e lexuesve megjithatë do të vazhdojnë me leximin pa marrë parasysh këtë…).

Ndarja e kupës bëhet në pjesën e saj të mesme. Me fjalë të tjera, ekzistojnë tre fusha që përcaktojnë cilësinë e simbolit: doreza, ana e përparme dhe pjesa e poshtme.

 

Zona e majtë = Koha e tashme

Zona e djathtë = Koha e ardhshme

Zona e dorezës = Ngjarje të lidhura me jetën e dashurisë

Sipërfaqja e anës së përparme = Çështjet e pasurisë

Sipërfaqja e filxhanit = Çështjet familjare

Nga doraza e filxhanit imagjinoni dy rreshta, një horizontale dhe një vertikale që ndan filxhanin në katër seksione.

 

Boshti vertikal – Djathtas = Ngjarje pozitive

Aksi vertikal – Majtas = Ngjarje negative

Aksi horizontal – Up = E ardhme e afërt

Aksi horizontal – Poshte = E ardhme e largtët

Shumë njerëz duan të zhyten në simbolizmin e kafesë. Këto simbole nuk janë fotografi të mprehta ose ilustrime.

 

Ju mund t’i gjeni ato të përhapura në të gjithë filxhanin. Ju duhet të përdorni vizionin tuaj dhe imagjinatën për t’i nxjerrë ato.

Interpretimi do të pasojë.

Për shembull: “zemra” do të thotë dashuri; “Çantë” do të thotë para; “Unaza” nënkupton martesën.

Më poshtë gjeni disa simbole dhe kuptimet e tyre:

Grua me flokë të gjata (Një femër xheloze)

Fytyra (Një I afërm shqetësohet për ty)

Qeni (Mund të mbështetni tek miqtë t’iu ndihmojnë)

Mace (Një mik I gabuar në mesin tuaj)

Pema (Progres pozitiv në probleme familjare)

Dardha ( Siguri financiare)

Kali (Aventurë dashurie)

Gjarpri (Një femër armike, xhelozi)