Highlight Të tjera

A jeni një shërues empatik?

shërues

Janë disa persona në botë të cilët ndjejnë dhimbjen tuaj. Këta persona zakonisht janë të qetë, rrallëherë duken të nervozuar, nuk shprehin atë që ju mundon edhe nëse bashkëndjejnë dhimbjen me personat e tyre më të dashur. A jeni ju njëri nga këta persona? Shikoni se cilat cilësi janë karakteristika të personave empatik që ndryshe mund të njihen edhe si persona “ndihmues” apo “shërues” në disa aspekte për shkak të vetive të tyre për t’ju bërë të ndiheni më mirë në praninë e tyre.

1. Ju ndjeni dhimbjen e të tjerëve dhe emocionet e tyre. Keni një ndjeshmëri të lartë dhe simpati për situatat e të tjerëve.

2. Ju vëreni se të huajt hapen shpejtë me ju. Ata ndjejnë dëshirë për të biseduar me ju dhe për të ju treguar gjëra më personale.

3. Ju keni ëndrra të çuditshme shpesh.

4. Ju keni nevojë për ti ndihmuar njerëzit, dhe nuk e kuptoni pse.

5. Jeni me të vërtetë senzitiv dhe emocional.

6. Jeni një person me natyrë shpirtërore.

7. Me siguri jeni diagnostikuar me ankth dhe keni sulme paniku.

8. Mund të ndjeni energjinë e të tjerëve sidomos nëse është negative.

9. Jeni miku që të tjerët kthehen kur kanë një problem.

10. Shpesh ndiheni të lodhur nga ngjarjet sociale.