Dashuria Highlight

A jeni ende në dashuri me ish-partnerin tuaj? Bëni këto 10 pyetje dhe do ta zbuloni!

dashuri

A ndiheni ndonjëherë se ju ende ndjeni diçka për ish-partnerin tuaj? Nëse po, ky është testi që duhet ta bëni!

Në fund të tij do ta zbuloni se a jeni ende të dashuruar në të apo thjeshtë janë kujtime ato që ndonjëherë ju vijnë në mendje.

Për çdo pyetje thjeshtë përgjigjuni me A, B, C, D, E. Shënoni pikët tuaja në një fletë dhe numëroni ato në fund, për të kuptuar rezultatin.

Le të fillojmë…

1. Kush përfundoi lidhjen tuaj?

A) Isha unë! Nuk mund ta duroja atë. (10 pikë)
B) Partneri im u nda nga unë. (50 pikë)
C) Partneri im u bë shumë nervoz dhe ne u ndamë.(40 pikë)
D) Unë u bëra nervoz me të dhe ne u ndamë. (30 pikë)
E) Të dy vendosëm ta përfundonim lidhjen tonë. (20 pikë)

2. A e keni parë ish-partnerin tuaj pasi jeni ndarë?

A) Një herë ose dy. (30 pikë)
B) Po, ne jemi bashkë gjatë gjithë kohës. (50 pikë)
C) Ne shihemi ndonjëherë. (40 pikë)
D) Mundohem ta injoroj atë. (20 pikë)
E) Nuk e kam parë asnjëherë më. (10 pikë)

3. Përshkruaj jetën tënde në një fjalë.

A) Jo-ekzistuese. (10 pikë)
B) Argëtuese. (20 pikë)
C) E ëmbël-e hidhur. (40 pikë)
D) Perfekte. (50 pikë)
E) Emocionale. (30 pikë)

4. Sa kohë ka që jeni ndarë?

A) Disa ditë. (50 pikë)
B) Disa javë. (40 pikë)
C) Disa muaj. (30 pikë)
D) Rreth një viti. (20 pikë)
E) Më shumë se një vit. (10 pikë)

5. Çfarë mendoni për ish-partnerin tuaj?

A) Pamje shumë tërheqëse. (40 pikë)
B) Si të gjithë të tjerët. (20 pikë)
C) I dashur, I kujdesshëm. (50 pikë)
D) Irritues. (10 pikë)
E) Njeri me zemër të mirë. (30 pikë)

6. Sa shpesh mendoni për ish-partnerin tuaj?

A) Vetëm kur dikush e përmend atë. (30 pikë)
B) Gjatë gjithë kohës. (50 pikë)
C) Ndonjëherë. (40 pikë)
D) Asnjëherë, e urrej atë. (10 pikë)
E) Rrallë. (20 pikë)

7. Zgjidhni një dhuratë për ish-partnerin tuaj.

A) Një arushë. (40 pikë)
B) Një tufë lulesh. (20 pikë)
C) Një kuti cokollatash. (50 pikë)
D) Një qafore miqsh. (30 pikë)
E) Asgjë. (10 pikë)

8. A keni provuar të kontaktoni me ish-in tuaj?

A) Po! Më mungon jashtë mase, prandaj e bëra! (50 pikë)
B) Natyrisht që jo! (10 pikë)
C) Kam pritur që ai të më kontaktojë mua. (30 pikë)
D) Jo, mirëpo kam dëshirë të madhe. (40 pikë)
E) Jo, por ai ka provuar të më kontaktojë mua. (20 pikë)

9. Përse përfundoi lidhja juaj?

A) Për dicka që unë kam bërë. (50 pikë)
B) Sepse njëri nga ne duhej të jetonte larg. (30 pikë)
C) Sepse filluam të largoheshim me kohë. (20 pikë)
D) Sepse argumentonim vazhdimisht. (40 pikë)
E) Sepse ai më tradhtoi. (10 pikë)

10. A jeni në një lidhje tani?

A) Po, vetëm që ta bëj ish-partnerin tim xheloz. (40 pikë)
B) Po, dhe e dashuroj partnerin tim. (10 pikë)
C) Jo, nuk kam gjetur ende personin e duhur. (30 pikë)
D) Jo, mua ende më mungon ish-partneri im. (50 pikë)
E) Po, jam duke u takuar me dikë tjetër. (20 pikë)

Tani mblidhni të gjitha pikët tuaja.

100-160 pikë = Ju keni ecur përpara! Urime. Ju keni kaluar këtë fazë, dhe tashmë jeni fokusuar tek gjëra më të mëdha.

170-250 pikë = Ju jeni gati për ta harruar atë! Ju nuk jeni në dashuri me ish-partnerin tuaj, thjeshtë po kaloni një fazë të ndarjes si të gjithë. Do ta gjeni dikë edhe më perfekt!

260-330 pikë = Ju ende keni ndjenja për të! Ju ende keni ndjenja për atë person, mirëpo nuk jeni të sigurt nëse jeni në dashuri me të.

340-420 pikë = Zemra juaj është ende e mbushur me ndjenja për ish partnerin tuaj. Ju keni dyshime, mirëpo keni dëshirë të ktheheni prapë me të.

430-500 pikë = Ju jeni ende në dashuri me ish-partnerin tuaj! Ju e doni atë aq shumë sa që ju dhemb.