Highlight Natyrë & Turizëm

A është Kuba një ndër vendët më të lira për ta vizituar?

Kuba

Kur dëshironi të planifikoni një udhëtim për në Kuba, atëherë duhet të mendoni për buxhetin. Cmimet në Kubë me të vërtetë që mund të jenë shumë të lira, por edhe mjaft të shtrenjta nëse nuk i kushtoni vëmendje disa gjërave. Me internet të kufizuar ju duhet ta keni zgjedhur problemin e buxhetit para se të niseni, për shkak se me shumë gjasë nuk mund të kontrolloni bilancin tuaj online.

Para se të kuptoni se sa para ju duhen në llogarinë tuaj është e rëndësishme të kuptoni sistemin monetary të Kubës, dhe monedhat në qarkullim të cilat janë të ndara në dy.

CUC dhe CUP

1 CUC = 0.85 (EUR)

25 CUP = 1 CUC

Zakonisht monedhat CUP janë monedhat me të cilat njerëzit paguhen në formë pagash. Me to mund të paguani gjërat elementare, si p.sh: autobusin, fruta, perime, taksit, ushqime më të lira si pica, akullore, oriz, pasta, lëngjet e frutave, dhe në përgjithësi gjërat elementare ushqimore.

Kurse monedhat CUC zakonisht konsiderohen si monëdha ‘luksi’. 1 CUC do të thotë 25 monedha CUP. Me CUC mund të paguani shërbime ‘luksi’ si një darkë në restaurant, kokteje, alkohol, ujë në shishe, autobusin e turistëve, internetin etj.

Të dyja nga këto kanë ngjashmëri mes vete prandaj duhet të keni kujdes ti memorizoni para arritjës në Kubë./Unik Portal/