Highlight Storie Inspirimi

A është koha iluzion?

koha

Koha është  vetëm një iluzion.

Këtë e la thënë vetë Einstein-i.

Nëse kjo është hera e parë që e ke dëgjuar, mund të të duket koncept i vështirë, sepse je mësuar t’i shohësh gjërat të ndodhin njëra pas tjetrës. Ndërkohë që Einsteini dhe fizikanet e kuanteve thonë se gjithçka ndodhë njëkohësisht.

Nëse arrin të kuptosh që koha nuk ekziston dhe ta pranosh këtë koncept, atëherë do të shohësh që gjithçka që dëshiron për të ardhmen tashmë ekziston.

Nëse gjithçka ndodhë në të njëjtën kohë, atëherë vlerësoni paralel i vetes tënde me atë që dëshiron tashmë ekziston.

Universi nuk ka nevojë për kohë, që ta konkretizojë atë çka do.

Vonesat kohore që has, ndodhin për shkak të vonesës tënde për të besuar, për të njohur dhe për të ndierë që tashmë e ke objektin tënd të dëshirë.

Je ti ai që po futesh në frekuencën e asaj që do.

Kur të futesh në atë frekuencë, gjërat që dëshiron do të shfaqën.

Për Universin nuk eksistojnë as koha e as dimensionet.

Është shumë e thjeshtë të konkretizosh një dollar, aq sa është e thjeshtë edhe për një milion dollarë.

Bëhet fjalë për të njëjtin proces. Arsyeja e vetme pse diçka mund të vij me shpejtë dhe diçka tjetër mund të zgjasë më shumë, shpjegohet me faktin se ti ke menduar që:

-një milion dollarë janë një shumë  e madhe parash dhe,

-një dollarë është pak.

Të fillosh me diçka të vogël  është një mënyrë e lehtë për të eksperimentuar me ligjin e tërheqjes me sytë e tu. /UnikPortal/