Highlight Yoga

A është Hatha Yoga për ju?

Hatha Yoga

Ekzistojnë shumë tipe yoga-sh që ju mund të zgjidhni. Hatha yoga është një ndër këto lloje të yoga-s që mund t’ia filloni qysh tani nëse jeni entuziast për këtë lloj meditimi.
Unik Portal ju sjellë guidën rreth Hatha Yoga, që ju të kuptoni më mirë nëse ky lloj i yoga-s përshtatet me nevojat e juaja fizike dhe emocionale.

Hatha Yoga

Një lloj më i “butë” i yoga-s, me një stil më të lehtë dhe më të ngadalshëm. Në hatha yoga ju kryesisht duhet të fokusoheni në frymëmarrjen e kontrolluar dhe mbajtjen e pozitave për një kohë më të shkurtër.

Është ideale për fillestarët. Pozitat e thjeshta janë një pikë shumë e mirë për të filluar me yoga sidomos për personat që vuajnë nga stresi.

Ky lloj i yoga-s praktikohet zbathur dhe me rroba të lehta për trup pasi çelësi i këtij lloji të yoga-s është ndjenja e rehatisë dhe relaksit.