Highlight Modë & Bukuri

A është e vërtetë se solariumi mund të shkaktojë kancerin?

solariumi

Natyrisht që të gjithë pëlqejmë atë “shkëlqimin veror” që vie nga rrezitja në diell. Dhe me pajisjet që kemi tani në dispozicion mund ta mbajmë këtë ngjyrë pothuajse gjatë gjithë vitit.

Shumica nga ne i kemi kuptuar vetitë e dëmshme të përdorimi të solariumit, mirëpo studimet e fundit vetëm aprovojnë këto teori.

Sipas një studimi nga JAMA Dermatology, vetëm në SHtetet e Bashkuara të Amerikës, janë 400,000 raste me kancer lëkure të shkaktuar nga solariumi.

Përvec kancerit të lëkurës, solariumi mund të ndikojë shumë keq në sytë tuaj duke i dëmtuar ata.

Tinejxherët janë pjesa dërrmuese që po përdorin solariumet. Me këtë trend vijnë edhe shumë histori të tmerrshme të kancerit të lëkurës tek vajzat e moshës 16-29 vjecare.

Harroni mitin se solariumi mund t’iu ofrojë vitamin D sikur dielli. Trupi juaj mund të marrë vitaminën D vetëm në kontakt me rrezet e diellit.