Dashuria Highlight Lifestyle

A eksiston dashuria pasionante për të cilën shkruajtën gjatë poetët e mëdhenjë?

dashuria

Edhe pse shumë teori të realizuara mbi  emocionet e kanë cilësuar dashurinë si një emocion bazë, dashuria në fakt është shumë më tepër se kaq. Nga shumë studime të bëra del se dashuria përfshin emocione bazë dhe gjithashtu edhe emocione të ndërlikuara, motive dhe objektiva, pamje e njohje.

Dashuria pasionante, ka qenë për etapa të gjata kohore objektivi kryesor i vargjeve të poetëve, artistëve dhe shkrimtarëve dhe kjo i ka shtyrë shumë shkencëtarë që ta studiojnë këtë gjë.

Duke e kuptuar dashurinë e vërtetë njerëzit e kuptojnë edhe domethënien e shëndetit mendor dhe fizik.

Sipas mjekëve në përgjithësi, këto analiza tregojnë se dashuria pasionante përfshin zona trunore që kanë brenda tyre zonat emocionale, ato të motivimeve, shpërblimeve, njohjen sociale, vëmendjen dhe vetë prezantimin apo imazhin e trupit.
Adrenalina është pikërisht ajo që e bën zemrën që të rrahë si e çmendur në momentet kur duhet të takojmë personin e dashur, apo kur ndodhemi përballë tij pas një kohe të gjatë.