Highlight Të tjera

A e keni mbushur mendjen me kujtime të hidhura?!

kujtime

Ju keni kaluar shumë gjëra, dhe shpesh keni analizuar se çfarë mund të jetë problemi.

Tani ke ardhur tek pika kur besoni se problem është i vërtetë.  Kur ndjeheni se nuk jeni të mirë mjaftueshëm ju tregoni mungesë të dashurisë ndaj vetës.

Mos harroni, si foshnje ju keni qenë qenie të përsosura, por duke u rritur ju e keni mbushur mendjen tuaj me kujtime dhe mendime të hidhura, prandaj me dyshoni tek vetja dhe besimi që keni në vete.

A jeni të gatshëm ta bëni pastrimin mendor?

Ekzaminoni të kaluarën tuaj, shikoni pak mbi besimin që ju ka përcjellë ndër vite.

Disa njerëz e kanë shumë të dhimbshme këtë pjesë të pastrimit, por është një gjë nëpër të cilën duhet të kalohet. Ne duhet të shikojmë se çfarë ka në të para se të fillojmë pastrimin.

Sigurisht disa njerëz e kanë shumë të dhimbshme këtë pjesë të pastrimit, por edhe një gjë nëpër të cilën duhet të kalohet.

Ne duhet të shikojmë se çfarë ka në të para se të fillojmë pastrimin.

Nëse një besim ose një mendim nuk ju shërben më, hidheni! Nuk ekziston ligj i shkruar, i cili thotë që nëse ndonjëherë ke besuar në diçka duhet të vazhdosh të besosh përherë në të.

Nëse ka përfunduar ajo etapë dhe nuk ju duhet më, thjeshtë harrojeni dhe vazhdojeni jetën. Nuk ia vlen të qëndroni me mendimet dhe kujtimet e së kaluarës, nëse ato sa herë i mendoni ju shkaktojnë dhimbje dhe ju mërzisin.