Highlight Success ZONE

A e dini se Stephen Hawking ka vdekur në ditëlindjen e Ajnshtajnit? Kjo nuk është e rastësishme. Çdo gjë në univers është e lidhur!

Stephen Hawking

Shkencëtari Stephen Hawking vdiç qetësisht në shtëpinë e tij, në moshën 76 vjecare më 14 Mars – ditëlindjen e Albert Einstein.

Ai u njoh më së shumti për punën e tij të mrekullueshme mbi relativitetin dhe vrimat e zeza të përshkruara në librin best-seller “A brief History Of Time” (1988)

Hawking vuante nga sëmundja ALS e njohur si sëmundja e cila shkatërron neuronet të cilat kontrollojnë muskujt.

Mirëpo vdekja e tij në ditën e numrit PI dhe në ditëlindjen e shkencëtarit të njohur Albert Einstein, nuk mund t’iu tingëllojë si një rastësi, apo jo?

Siç dihet, Hawking po ashtu ka lindur në ditën e njëjtë me Isaac Newton dhe po ashtu në 300 vjetorin e vdekjes së Galileo Galilei.

Kur u diagnostikua me sëmundjen ALS, mjekët i thanë që kishte vetëm 2 vite jetë. Por ai ua dëshmoi të kundërtën.

Si e shpjegoni ju këtë lidhje? A do të thotë kjo që çdo gjë në Univers është e lidhur dhe e planifikuar?