Highlight Të tjera

A e dini se çfarë thotë Ligji universal?

ligji universal

Mirënjohja vepron nëpërmjet një ligji universal që qeveris jetën tuaj.

Sipas Ligjit Universal të Energjisë, që shërben si rregullator i gjithësisë, që nga përbërja e atomeve deri te lëvizja e planetëve, “Gjërat e ngjashme tërheqin njëra-tjetrën.” Është pikërisht Ligji I Tërheqjes Universale ai që I mban të lidhura me njeri-tjetrën qelizat e frymorëve dhe të jofrymorëve.

Në jetë ky ligj vepron edhe në mendimet e ndjenjat tuaja, sepse edhe ato janë një lloj energjie. Për pasojë, në një mënyre ju do të bëheni një magnet që tërheq e shumëfishon brenda vetës po ato lloj ndjenjash e mendimesh që keni.

Po që se keni mendime të tilla si, “Nuk më pëlqen fare puna që bëj”, “Nuk bëj aq para sa duhet të bëja”, “Nuk gjej dot një partner që të më përshtatet”, “Nuk kam para për të paguar faturat”, “Duket që do të sëmurem”, “Ai ose ajo nuk më vlerëson”, “Nuk shkoj mirë me prindërit”, “Fëmija im është problematik”, “Jeta ime është për faqe të zezë”.

Por nëse mendoni për ato gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës si për shembull “Më pëlqen shumë puna që bëj”, “Familja ime më mbështet shumë”, “Kalova pushime të mrekullueshme”, “Sot ndihem për mrekulli”, ligji I energjisë thotë se ju do të tërhiqni te vetja e te jeta juaj edhe më shumë çaste e ndjesi të tilla të këndshme.

Kjo është një dukuri krejt e ngjashme me atë të magnetit që tërheq drejt vetes çdo send metalik. Mirënjohja ka veti magnetike. Sa më shumë mirënjohje të tregoni për të mirat që keni në jetë, aq më me bollëk do të vijnë ato drejt jush.

Ky është ligj universal.

~ Sekreti – Magjia/ Rhonda Byrne