Highlight Storie Inspirimi

A e dini se çfarë mendoni për vetën tuaj? Çfarë vetë-imazhi keni krijuar?

vetë-imazhi

Zbulimi më i rëndësishëm psikologjik i këtij shekulli është zbulimi i “vetë-imazhit”. Nëse e kuptojmë ose jo, secili prej nesh mbart me vete një pamje të vetës.

Mund të jetë e paqartë dhe e keq-përcaktuar. Në fakt, mund të mos jetë krijuar në mënyrë të vetëdijshme. Por është atje, i plotë deri në detaje të fundit.

Ky vetë-imazh është konceptimi ynë i “llojit të personit që jam”. Ajo është ndërtuar nga besimet tona vetjake.

Por shumica e këtyre besimeve rreth vetes janë formuar në mënyrë të pandërgjegjshme nga përvojat tona të së kaluarës. Sukseset dhe dështimet tona, poshtërimet, triumit dhe mënyrs se si njerëzit e tjerë kanë reaguar ndaj nesh. Sidomos në fëmijërinë e hershme. Nga të gjitha këto ne mentalisht ndërtojmë një “pamje të vetës”.

Sapo një ide ose besim rreth vetes shkon në këtë pamje, bëhet “e vërtetë”, për aq sa ne personalisht jemi të shqetësuar.

Ne nuk e vëmë në dyshim vlefshmërinë e saj, por vazhdojmë veprojmë mbi të sikur të ishte e vërtetë.

Ky vetë-imazh bëhet një çelës i artë për të jetuar një jetë më të mirë për shkak të kësaj më poshtë:

Të gjitha veprimet, ndjenjat, sjelljet tuaja, madje edhe aftësitë e tua-janë gjithmonë në përputhje me këtë vetë-imazh.

Me pak fjalë, ju do të “veproni sikur” një lloj personi me të cilin mendoni se jeni. Jo vetëm këtë, por nuk mund të veproni ndryshe, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tuaja të vetëdijshme. Njeriu që e mendon veten të jetë një “person i dështuar” do të gjejë ndonjë mënyrë për të dështuar, pavarësisht nga të gjitha qëllimet e tij të mira, ose fuqia e tij e vullnetit. Personi i cili e mendon veten të jetë viktimë e padrejtësisë, një “i cili ka për qëllim të vuajë”, do të gjejë gjithnjë rrethanat për të verifikuar mendimet e tij.

Vetë-imazhi është një “premisë”, një bazë, ose një themel mbi të cilat bazohet i gjithë personaliteti juaj, sjellja juaj, dhe rrethanat tuaja që janë ndërtuar.