Highlight Storie Inspirimi Të tjera

A e dini dallimin mes kënaqësisë dhe të shijuarit?

a e dini dallimin

A  e dini ndryshimin mes kënaqësisë dhe të shijuarit? Kur jemi të qartë për këtë ndryshim mund të zhvillohemi e të jemi më të fokusuar dhe energjike.

Njerëzit që bëhen të qartë mbi këtë ndryshim fillojnë të futin më shumë gëzim në jetët e tyre. Ata arrijnë atë gjendjen psikologjike të lumtur dhe të përmbushur që njihet si “rrjedhshmëria”. Rritja e aftësive të tyre dhe kërkimi i sfidave për t’i përfshirë këto aftësi, janë ato çfarë qojnë në një jetë më të lumtur.

Ka shumë histori për personat që kanë fituar lotari e që natyrisht janë të gëzuar në ato momente, por në fakt jetët e tyre katandisen pasi i marrin ato para të “pamerituara”, lotaria u duket si “shpëtim” njerëzve sepse paranë e lidhin me kënaqësinë. Por, që ta gëzoni vërtetë paranë ju duhet ta fitoni atë, e kjo kërkon aftësi dhe sfidë./UnikPortal/