Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

A duhet larë mishi i pulës para se të gatuhet?

pula

A duhet larë pula juaj para se ta gatuani atë? Një studim tregon se 90% e amviseve amerikane e lajnë pulën para se ta gatuajnë.

 

Kjo mund të duket e padëmshme, por aktualisht ka disa rreziqe shëndetësore.

 

Pula është jashtëzakonisht e pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Është gjithashtu me plot lagështi dhe ujë. Këto karakteristika sigurojnë mjedis të përsosur për zhvillimin e mikroorganizmave, nëse mishi nuk konservohet dhe trajtohet në kushte të pastra dhe të duhura.

 

Sipas shkencëtarëve në Universitetin Drexel, kur ne lëmë pulën në lavaman, mund të kontaminojmë të gjithë zonën.

 

Këto spërkatje uji mund të bartin baktere dhe mund të futen në enët e pastra, ose në ushqimin e afërt dhe i kontaminojnë ato. Pulat e papërpunuara mund të mbajnë dy baktere shumë të zakonshme: salmonelën dhe kampylobakterin, të cilat mund të kenë shumë pasoja për organizmin tonë.

 

Sipas disa studimeve të publikuara, 47% e njerëzve që lajnë pulën para se ta gatuajnë janë prekur në një mënyrë apo një tjetër nga këto baktere. Është e rëndësishme të mbani mend se bakteret e pranishme në pula të papërpunuara do të eliminohen kur ta gatuani atë. Megjithatë, nëse bakteret janë në lavamanin tuaj, kjo nuk do të ndodhë.

 

Kjo është një temë kaq serioze që dy kolegje në Shtetet e Bashkuara filluan një fushatë të quajtur “Mos lani pulat”.