Familja Highlight

A doni të lindni djalë? Atëherë këto janë ushqimet që duhet të shtoni në dietën tuaj.

ushqimet

Nëse keni vendosur të sillni në jetë një fëmije dhe të jetë i gjinisë mashkullore, atëherë këtë proces mund ta ndihmoni edhe përmes ushqimeve që konsumoni.

Është vërtetuar shkencërisht që  disa ushqime mund të ndihmojnë në konceptimin tuaj me një djalë ose vajzë.

Nëse dëshironi të keni një djalë atëherë duhet të shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime alkaline.

Pra një dietë alkaline mund të ndihmoj që ju sillni në jetë një djalë.

Ushqimet alkaline janë të pasura me minerale të tilla si kalium, magnez dhe gjithashtu bikarbonat, i cili ka provuar të ketë një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Ngrënia e frutave dhe perimeve shpesh ka qenë e lidhur me një incidencë më të ulët të osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Përveç kësaj, ushqimet alkaline ndihmojnë edhe në:

Përmirësimin  e absorbimit të lëndës djegëse;

Përmirësimin e shëndetit të kockave;

Forcim të sistemit imunitar;

Parandalimi i plakjes qelizore;

Unik ka zgjedhur dhjetë ushqime  alkaline për ju që të përfshini në dietën tuaj:

  1. Limon
  2. Hudhër
  3. Perimet me gjethe jeshile
  4. Kastraveci
  5. Lakra, të gjitha llojet e saj
  6. Luleradhiqe
  7. Avokado
  8. Rrushi
  9. Salcat
  10. Mollat
Shanset për të pasur një djalë rriten nëse nëna e ardhshme konsumon, në javët e para të shtatzënisë, më shumë ushqime alkaline.

Arsyeja e krejt kësaj është se, sperma e mashkullit favorizohet nga një ambient paksa alkalik, ndërsa ajo e vajzës një ambient më shumë acidik.

Veçanërisht gjatë kohës së ovulimit, ushqimet e mësipërme rrisin shanset deri në 60 % për të pasur djalë.

Duhet të keni kujdes: Konsumimi i moderueshëm dhe balanci janë dy fjalë kyçe që duhet të mbretërojnë në çdo dietë, sepse çdo tejkalim mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.