Familja Highlight Të tjera

A doni që shtëpia juaj të mbajë aromë vjeshte?

shtëpia

Nëse doni ta ndjeni vjeshtën në shtëpinë tuaj atëherë jeni në vendin e duhur. A ka një aromë më të mirë se sa aroma e vjeshtës që të të rikujtojkë peisazhin e bukur të mbuluar me përplot gjethe ngjyra ngjyra… Nëse doni që shtëpisë juaj ti  vijë aromë e mirë atëherë shikoni disa nga këto “receta” për një aromë të ngrohtë në shtëpinë tuaj. Pastaj e gjitha që do ju mungojë është një çaj dhe një batanije e të shikoni filmin tuaj të preferuar.

E gjitha që ju duhet të shijoni këtë aromë është:

Disa shkopinj kanelle;

Lëvozhga e një portokalli;

2 lugë gjelle karafil i tharë;

3-5 gjethe dafine;

Merrni gjithë këta përbërës dhe mbusheni një enë me ujë. Vëreni në zjarr dhe lëreni të vlojë. Pas pak castesh e gjithë shtëpia do të mbushet me një aromë shumë të mirë.

Ka shumë receta të tjera ku ju mund të bëni kombinimet me përbërësit që favorizoni si psh: lëvozhga molle, limon, portokall, kanellë etj. /Unik Portal/